• |
ide | kryesore

Justin Bieber:Jeta e instagramit,një gënjeshtër

Paparazzi, Slider



Besojmë që edhe ju, njësoj si ne, teksa jeni duke kontrolluar sa andej këndej në Instagram shihni personazhet e njohur dhe i xhelozoni për mënyrën e tyre të jetesës. “Sa bukur vishet, sa qejf bën me pushime, sa shoqëri të mirë ka” – dhe të tjera komente si këto i kemi gjithë kohës në mendje.

Por, mesa duket, gjërat nuk janë kështu siç ne i shohim dhe këtë e ka pranuar vetë këngëtari i njohur, Justin Bieber. Në një postim në Instagram, ky i fundit ka shkruar: “Hej njerëz, ajo jeta luksoze dhe shumë e bukur që shihni të paraqesin personazhet e famshëm në Instagram nuk është e vërtetë. Mos u gënjeni duke menduar se ata kanë jetë më të mirë se sa e keni juve…” – ka përfunduar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *