• |
ide | kryesore

Kush është prokurorja që do të zëvendësojë Hajdarmatajn në krye të Krimeve të Rënda

Lajme, Të fundit



Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka larguar nga detyra kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj.

Vendimi i beftë është marrë këtë të mërkurë dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela. Vetë prokurorja Prela, që prej muajit janar mbante detyrën e kryeprokurores në Prokurorinë e Durrësit.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ky ndryshim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë.

Prokurorja e Përgjithshme Marku njofton emërimin e Znj. Donika Prela si kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda. Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku.” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë.



9 Comments

  1. Aferim, kjo e Perkohshmia, tha, po bo Rilindje,
    Osht pune kaptine, tha.
    Hihihi, tani nuk po ja admiron vec Kucedra delin hallatet ktij gomorit nudo….

  2. Sa mbaroi qo durrsakia me Posten,
    Fup!,
    e arta copamishit e pru ke dosja qe ka mrena kaptinen e dhjaksit, hohoho,
    Reforma e.r.
    Qe Gjermoni
    s’e merr vesh faaaare!,
    J’u dua shuuume, po le lesht per ju deeeele!, e.r TV

  3. Ndjekje penale me te shpejte;;;;Po pse nuk thua –ngadalesim,prishje provash per kriminelet e qeverise,per dosjen Tahiri o monster e qelbu ,ra drejtesia ne duart e sharlataneve ,mjere ky popull ,mjere ky vend ..

  4. Tani i bie qe Arta e mori vete pergjegjesine per hetimin e Tahirit! Dmth Tahirin do e hetoj Rama!! Mision te veshtire ke marre per siper moj vajze, se keta qe te vune e kane marre ne lule te ballit, por ti cdo!!!

  5. pd.sta po ai eshte akuzuar per mbyllje te dosjes se dikujt tjeter krimineli, apo sju pelqene, ju mbeti ora tek tahiri, por haruar qe tahiri seshte asnjegje per krimet e Salkes edhe te lulit, edhe te mediut, gerdeci 21 janari o militante te erur nga syte, llogjikoni mire, edhe mos flisni si kodra pas bregut se late name, izet haxhia erdhi ish truproja e sales qe di cdogje mbi misteret qe ka bere sala kunder shqiptareve krimet e tij skane fund edhe ju akoma flisni, harem ju qofte qumshi nenes qe i dilni disa kriminelave ne krahe

  6. Agroni’ qenke mizantrop, idiote mocalist i qelbesirave, lu more te poshter vrate ne SHKODER, vrate ne parlament, keni vjedhur tere shqiperine e po e vidhni akoma,,keni vrare e ua keni lene kopilin te tjereve, ju sigurimsa te korbit komunist larva te rilindjes qe ofendoni e nxirrni bolla nga gurmazi kuq komunist dhe ofendoni BERISHEN, sepse jua shembi enverin, ju beri njerez, ju mbajti e sju persekutoi si babai juaj shpirteror me qellimin e vetem qe te beheshit njerez, por ju mbetet fantazma te se kaluarespercares te kombit, efalimentues te jetes, ekonomise, aka ma keq se cpo i beni ju ketij populli? Gomari psikopat me kaqe vjet ne pushtet vetem zi e varferi i ka sjelle ketij populli, dhe vazhdon e sheh enderrae fantazonne menyren mashtruese e hipokrite,Ne cfaer do lloje lojrash qe ben idioti skicofren ,,,RAMA.. eshte i mbaruar, ashtu si dhe ky komentuesi banal, homoraid i rames, me linkun,,,,AGRON

  7. Ky veprim i fundit i Edi Ramës me shkarkimin e kryeprokurorit të krimeve të rënda që kërkoi arrestimin e Tahirit, është tregues se ai është i vendosur deri në fund të bëjë çdo gjë për ti shpëtuar vetë drejtësisë.
    Me këtë veprim ai ju tha shqiptarëve e palo analistëve mediatikë shqiptare, që sajonin fantazira, se unë jam kryeministri, unë jam kryeprokurori, unë jam kryegjykatësi i Shqipërisë, unë jam ligji e do të bëj si ç’dua vetë.
    Pasi doli hapur kundër presidentit aktual të SHBA, kundër parlamentarëve të Gjermanisë e Hollandës e më gjërë, ai po i shpall luftë njëlloj si Enveri jo vetëm shqiptarëve por edhe gjithë botës.

  8. Titulli i shkrimit sikur nuk justifikohet me përmbajtjen.
    Nuk thotë asgjë shkrimi se kush është Donika Prela e çfarë “krimesh të rënda” ka goditur si kryeprokurore e Durrësit.
    Krimet e rënda janë ulur këmbëkryq në Durrës, që nga kryebashkiaku i këtij rrethi.
    Skandali më i madh i drejtësisë shqiptare, ndodhi pikërisht në Durres ku një kapomafia si Lul Berisha, doli nga burgu e u “punësua” në bashki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *