• |
ide | kryesore

PD nxjerr dokumentin/ Si gënjeu Fatmir Xhafaj për vëllain e dënuar për drogë në Itali

Arkiva, Kryesore



Duke u nisur nga një deklaratë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në shtator 2017 në Kuvend, se nuk ka prova që ta implikojnë vëllain e tij si një trafikant droge, Partia Demokratike ka nxjerrë sot dokumentat italiane që vërtetojnë dënimin e tij nga gjykata e Kasacionit të këtij vendi në 25 shator 2012.

PD ka treguar sot dokumentat italiane që pohojnë se Agron Xhafa është dënuar me 7 vite burg me një vendim të formës së prerë.

Lexo më tej:

Xhafaj përgjigjet për vëllain: Çpunë kam unë çka bërë ai 15 vite më parë

VIDEO/ Çfarë ka thënë Fatmir Xhafaj për të vëllain Agronin, i dënuar për kokainë në Itali

hafaj për të vëllain Agronin, i dënuar për kokainë në ItaliNë një rast ai është filmuar teksa merr 1 kg heroinë dhe ia jep një agjenti të infiltruar të DEA-s. “Në operacionin e drogës merrte pjesë si i infiltruar një agjent i DEA-s, të cilit iu dërgua 1 kg heroinë që e siguroi Agron Xhafaj”, tregoi ish ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

“Agron Xhafaj është dënuar ne shtator 2012 për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar mes Europës dhe SHBA-së për drogën. Marrëveshja ishte për shkëmbim të drogës mes grupeve”, shtoi ai. Ndërsa ish ministri tjetër i Drejtësisë në qeverinë Berisha, Enkeled Alibeaj ngriti pikpyetjet politike që vijnë natyrshëm pas nxjerrjes së këtyre dokumentave.

A ka përgjegjësi ministri i Brendshëm dhe institucioni që ai drejton, në identifikimin e personave të denuar në mungesë dhe t’i kapë ata?

A e ka përfshirë Fatmir Xhafa, Agronin në listën e personave me skedë kriminale?

A është Agron Xhafa person nën vëzhgim nga policia?

A është familja Xhafaj, një nga familjet mafioze që veprojnë në Shqipëri?

Pse nuk ka kërkuar nisjen e proceduarave për arrestimin dhe ekstradimin e këtij trafikanti të dënuar në Itali me vendim të formës së prerë?

©Lapsi.al

dosje7 dosje6 dosje5 dosje4 dosje3dosje2 dosje1 dosje



30 Comments

    1. Mirë e ke se ju një HALE QELBËSIRASH jeni të gjithë, prandaj nuk ju bën përshtypje.

  1. PD saliu dhe lufta e kllasave! Edhe Alibeaj ka nje vella te denuar ne Gjermani! E cgare pastaj? Por a e dini qe familja e Alibeajt iku nga Starova dhe shkoi ne Fier per te mbuluar gjurmet e prejardhjes se tyre kriminale te bejlereve! Tani i sherben Saliut!

    1. Cfare lufte klasash more hajvan! Behet fjale per trafikante te rendomte droge, njeri eshte minister, tjetri punon ne terren…

      1. hahaahahahahaha…Kane dale tere trafikantet ketu dhe shkruajne…Nga ato cfare thone njerez me te meta mendore dhe vulgare duken…hahahahah

    2. O zot sa thellë ka hyrë propoganda enveriste në trutë e disa budallejve !
      Ky enveristi tru shpëlare kujton se me pseudonimin Ali BEU Starove, po i dërmon armiqtë e komunizmit, bejlerët si kriminelë.
      O kungull ?
      Po a nuk e di more se të gjithë figurat më të shquara të kombit tonë. që nga Skënder-beu e në vazhdim ,Ismail bej Qemali e më tej vëllezërit Frashëri, të gjithë ishin bejlerë ?

  2. Kujt i sherben nxjerrja e ketij dokumenti sot? A nuk eshte dicka qe dihej te pakten qe ne vitin 2013? Kush fshihet pas PD-se?

  3. Çfare e ben Xhafajn nese i vellai eshte i denuar per trafik droge? E ben familje te prekur? Ikni o komunista te PDse se nuk jua pjerdh njeri. Nese do na sillni ca te tjere demokrate edhe mund ta rikonsiderojme, por me keta qe jeni…mazallah, asnje vote.

    1. Sa i trashë je ore malok ?
      Akoma me mendësinë e kohës së Enverit me “të prekur e të pa prekur”.
      Nuk po i kërkon kush hesap Fatmir Xhafës apo po e akuzon ate si komunist e ta internojnë megjithë familje se e ka vëllanë kriminel.
      Nëse ti si malok i thjeshtë do të kishe vëllanë trafikant droge të dënuar në Italii, askush nuk do të trazonte në punën tënde apo familjen tënde, por ama nëse do të rezultonte se ti bën jetë lluksi me paratë e drogës së vëllait tënd, drejtësia do ti nxirrte për hundësh këto para..
      Por ti haron edhe se Fatmir Xhafa është ministri i mbrendshëm që ka detyrë të fusë në burg një mafioz trafikant droge, e këtë nuk e ka bërë.
      Mandej mos haro se është po ky Fatmir Xhafa komunist, që ka hetuar e dërguar në burg njerëz të pafajshëm qe veç nuk e deshën kominizmin siç e deshte ai apo siç e do ti o malok.
      A mund të krahasohet krimi i persekutimit të njerëzve vetëm se mendojnë ndryshe , me mafiozët kriminelë që vrasin me mijra të rij me drogë ?

  4. Un jam i mejtimit qe te internohen si familje. Dhe fatmir xhafaj te denohet me pun te rend ne fshat, me arsyen qe nuk ka ber pune bindese me te vellan.

  5. Problemi eshte se vellai i tij vazhdon te merret me trafiqe dhe lojra fati… i ka kudo ne Vlore. Kush e ngacmon asnje,.. drejtori jo e jo se e ka vene Xhafa me merak!!!

  6. Ka post te rendesishem ( eshte minister i brendshem ) publik ,o traper .Ne nje vend demokratik nuk behesh kurre minister i brendshem dhe nuk merr kurre nje funksion publik ne te tilla raste
    Ai nuk duhej te pranonte kurre postin qe ju afrua, ne kete moment duhet te jape doreheqjen.
    Ndryshe jemi nje vend pa demokraci, nje vend ku sundon jo ligji po maliqi.

    1. po ca thu o shoku po ti ke ish ministra te brendshem qe kan dhen urdher per te vrare e se kan mendu noj here me dhen doreheqjen e jo me ky qe vellai vet eshte kap me droge. Pastaj ti ke Ilir Meten qe e pame te gjith qe numeronte leket e na e bene president kurse ti do qe xhafa te japi doreheqjen per vellain. Po Berisha duhej ta jepte doreheqjen per 21 janarin APO squhet po su kap vete duke shti me arm hahaha

  7. Pak rendesi ka fakti qe ministri i brendshem ka nje vella te denuar per trafik droge?.Per qeverine tone ka rendesi qe nje gjyqtar apo polic i thjeshte te mos kete qene ne shoqerine e ndonje krimineli(edhe kur rastesisht jane ne nje dasem dhe se njohin njeri tjetrin).Hajde popull,hajde.Po me cfare morali do luftoje ministri yne i brendshem kriminalitetin ne vend dhe vellai i tij i te njejtes race te meret nderkohe me biznes.Megjithese e vleresoj per punen qe ka bere pas Tahirit ne polici ai duhet te dorehiqet,ky eshte rregull ne vendet e qyteteruara ku duhet te integrohemi.

  8. Nuk po kerkojne internimin e Xhafes. Po ngrejne pyetje nese eshte shpallur person ne kerkim, si nje i arratisur i drejtesise. Nese ministri i mbrojtjes po ben kete, figura e tij do ishte me e paster. Sa per te dhene doreheqjen, le tja leme filmave sci fi. Ne Shqiperi nuk kane aq guxim, as ministrat dhe as qytetaret, duke nisur nga une e ti.

  9. Ky sulm qartazi tregon qe Fatmir Xhafa nuk eshte vellai i trafikantit, por nje viktime e mirefillte e sulmit te klases politike. Nuk do as mend as kalem, qe ky sulm fiasko iniciohet nga e majta, me gojet e te djathtes. Rama nuk e do Xhafen. Eshte vendosur min i brend i imponuar nga Amerikanet, dhe tashme pas skandalit Tahiri i sheh si rrezik per postin e tij. Kaq e thjeshte eshte. Rama dhe Basha jane nje. Kane bere kompromisin e pushtetit per ne 2021. Por nese Rama bie tani(dhe do bjerri), dhe vjen Xhafa si nje nga me besuarit e Amerikaneve, kjo marreveshje nuk ekziston me. Kaq e thjeshte eshte. Ne kulmin e skandalit Tahiri-Rama, opozita merret me Xhafen. Diletante politike

  10. Minister i brendeshem me vella te denuar per trafik droge. Dhe quhet Fatmir Xhafaj. Vetem “Shqiperia qe duam” servir te tilla tragjikomedi, zor se gjendet ndonje qeveri ne Afrike me te tille precedent.

  11. xhafajn ne angli e kishin kerkuar edhe me helikopter per arrestim urgjent.
    dihet qe ky eshte me dangereus se vet rama….

  12. Mendoj qe lajmi dites , eshte tema e kanabizimit te Shqiperise nga veriu ne jug , cep me cep. Trafik qe u organizua nga shteti, i mbikqyrur dhe organizuar nga ministria e brendshme, me bekimin direkt personal te kryeministrit. Eshte gjithashtu mungesa e theksuar e investimeve, arka bosh e shtetit, mania si e si te veme taksa te reja, papunesia ne rritje.
    Vetem ne nje vit, si rrjedhoje e vullnetit te shprehur eshte reduktuar ne maksimum mbjellja e hashashit. Dhe e di pse?! Se nuk u cmend njeri te investoj ne mbjellje pa lejen e te plotfuqishmit zones, shefit komisariatit dhe drejtorit policise. Kaq e thjeshte eshte te kuptojme si ndodhi.
    Dhe pyetja qe duhet te rendoj cdo shqiptar eshte, a mban njeri pergjegjesi per kete kalbje te sistemit apo jo!!!

  13. Xhafa tall loqet me ju,jeni debila..pse me keto do ta luftoni Xhafen?? Jane te tjere njerez ata qe mund te ndeshen,por ju jeni pa shkolle dhe injorant komplet,hajdut qerresh.

    1. ne se Xhafa tall koqet, kete e ben se pari me shtetin koqe qe mban minister te brendeshem me vella trafikant droge. Ne asnje vend europian nuk do mbushte dot 24 ore si minister askush ne se do kish vellane te tille. Ka skrupuj bota, ka faqe nuk ka sholle ne vend te saj si ky Xhafe koqja i mbrojtur nga loqe si ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *