• |
ide | kryesore

Rama e bën prap, sulmon deputetët holandezë, siç bëri me gjermanin Krichbaum

Kryesore



U desh që në Shqipëri të vijë një grup deputetësh nga Holanda, që kryeministri shqiptar të dalë hapur dhe të sulmojë delegacionet e BE, që janë skeptike për hapjen e negociatave. Rasti shkon paralel me atë të gjermanit Krichbaum, i cili u sulmua nga portalet pranë qeverisë si njeri i paguar nga Rusia apo Lulzim Basha, me anë të disa shkrimeve nga të cilat Rama u distancua në Gjermani.

Njësoj si Krichbaum, holandezët nuk e fshehën mendimin kundër hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Çështjet e korrupsionit, të krimit të organizuar, mosndëshkimi i zyrtarëve të korruptuar, dyfishimi i të arrestuarve shqiptarë për krime serioze në vendin e tyre, i bënë të mendojnë se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave, një qëndrim që e shprehën hapur në media.

Një ditë pasi holandezët u larguan, Edi Rama reagoi me tallje dhe ironi. Jo më i fshehur pas shkrimeve denigruese, por me zë dhe figurë, ai sulmoi holandezët, kur tha se vizita të tilla e bëjnë për të qeshur.

“Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me “fact-finding” (faktmbledhëse). Vijnë në mëngjes dhe ikin pasdite për të mbledhur fakte. Më takojnë mua, takojnë ca deputetë. Takojnë edhe mikun tim të shtrenjtë, me të cilin na bashkon, sigurisht në mënyra të ndryshme dashuria për Holandën, Lulzim Bashën dhe largohen. Dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysëm dite? Ndërkohë që Komisioni Europian është një ushtri ekspertësh të panumërt që hane fakte, pinë fakte, flasin fakte dhe dëgjojnë vetëm fakte. Si mund të kontestohet apo të thellohet raporti i kësaj ushtrie që është në terren çdo ditë me fluturime gjysëm-ditore, me takimet e 5 politikanëve?” u shpreh Rama, që për ironi sulmin e bëri në një aktivitet të Ditës së Europës.

Akoma më nervoz u shfaq Gramoz Ruçi, që nuk ngurroi të flasë për të mirat e diktaturës, kohë kur nuk kishte as kriminalitet, as drogë, dhe as korrupsion. Ruçi shkoi më tej kur e bëri bashkëfajtore Holandën për kanabisin që kultivohet dhe trafikohet nga Shqipëria.

“Ndonjëri mund të më quajë nostalgjik mua, meqë vij nga sistemi i kaluar. Në atë sistem nuk kishte as drogë, as korrupsion, as prostitucion dhe as kriminalitet. Ne bëmë zgjedhjen tonë, ose të rrëzonim diktaturën dhe Shqipërinë ta hapnim, siç u hap ose duhet të mbanim diktaturën dhe të qëndronim mbyllur pa këto fenomene.

Dhe të gjitha këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, por i gjetën mes europianëve. Dhe gjithë kjo betejë ose kjo luftë duhet fituar bashkërisht. Se do të vazhdoja t’i thoja kolegut holandez që nëse është njollë e zezë mbjellja e hashashit, e vetmja në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia është në Holandë, tregu është në Holandë se është e ligjëruar dhe unë nuk akuzoj Holandën që është vendi i BE, por kam të drejtën të mos më identifikojnë mua si vend me këto, por të më vlerësojë për përpjekjet që unë bëj dhe rezultatet e arritura si rezultat i zbatimit të ligjit deri tek vetingu për ta përvëluar këtë fenomen negativ për vendin tone”.

Shkrimet kundër deputetit gjerman Gynther Krichbaum u bënë shkak i refuzimit të paprecedent të darkës që Edi Rama organizoi në Berlin me deputetët gjermanë. Gjermanët anuluan edhe vizitën në Tiranë, sepse e konsideruan denigrimin e Krichbaum, një vendim politik të qeverisë shqiptare, për hir të qëndrimit të tij kundër hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë.

Pavarësisht se gjermanët ishin të informuar në detaje për portalet dhe njerëzit pranë Ramës që i financonin ato, kryeministri shqiptar i mohoi kategorikisht lidhjet mes tij dhe shkrimeve kundër Krichbaum.

Madje Rama kërkoi ndjesë në Berlin për shkrimet, duke i konsideruar reagime spontane të mediave të lira dhe duke mos pranuar asnjë nga akuzat, se ishte ai vetë që fshihej pas tyre. Gjuha që përdorin Rama dhe e Ruçi janë shprehje e nervozizmit dhe pasigurisë që shkaktojnë deklaratat e europianëve, por kësaj radhe tregojnë edhe se kush e nxiti baltosjen e deputetit Krichbaum. Sepse sot që Rama dhe Ruçi shfrynë publikisht kundër holandezëve, nuk pati asnjë nevojë që portalet pranë qeverisë të përdoren me shkrime kundër holandezëve. Mjafton të raportonin çfarë thanë Rama dhe Ruçi. ©Lapsi.al



19 Comments

  1. Hahahahaha…Ke Mozin keshilltar ti! Ti tregon Mozi ty!24 ore s’i ke share o koqe!!! Ata e dine qe je nje hic! Po je rrot*ari fare! S’e edhe dhelpra kur s’i kapi rrushte tha jane te pabere!! (S’e mos tentoi ndonjehere dhelpra t’i kapte…)

      1. o kara po pse ja fusni kote keta hollandeze su ha fare per shqiperine, edhe sduan qe ne te jemi ne be se ne kemi mare ne dore shume gjera qe keta i kishin deri die, e dini ju qe hollanda ka mbi 8000 hollandeze neper burgjet e botes? apo jo, mos u beni si luli, une kam 30-vjet qe jetoj edhe edi jeten ketu si cdo njeri tjeter e ndjek lajmet kmetu si kur te jene tonat, prandas mos u fryni nga nje palo gazetare qe sdo asgje per shqiperine rendesi ka te iki rama, rama iken vete, por duhet te jemi ne ne be qe te kete me shume mbikqyrje edhe me shume fonde per te bere jeten me me mireqenie, prandaj mos u gezoni por u hidheroni per ata deputet te PD qe u shkon pershtat kjo gje

          1. o roni Wil je me zegen wat heeft basha. o bole
            basha vetem propogandebene prandaj mos ja fut pordhes

  2. Keto fjale keta muta Holandeze do i thoshin edhe po te ishte Ati i shejte Papa kryeminister i Shqiperise. Pse ketyre nuk u pengon kriminaliteti Italian apo Serb por ju ka be hale ne sy kriminaliteti Shqipetar. Eshte kurve e vjeter Europa dhe kurre nuk do ta pranoje Shqiperine apo Kosoven ne EU. Mos ta merr dikush qe jam duke dhene perkrahje per kete Kryeminister. Kryeministri i Shqiperise te pensionohet dhe te mirret me pikture se nuk ka ide se si te sjell investime te reja ne Shqiperi

  3. Rama sulmon gjermaet e holandezet si erdogani,por erdogani pastaj fshehet pas prapanices se putinit,çka nuk i ndihmon kurgju.
    a Rama pak nga pak po merr titlin e nje bashar al asadi ne evrope,dhe do ta kafshoj bishtin e vetë.

  4. Mendoj se eshte dinjitoze qe Rama nuk i lepihet te huajve. Personalisht vleresoj se eshte nje nga gjerat e pakta qe mendoj se e ka mire qe nuk i perulet te huajve. Edhe qeveritare qurravece nuk ka c’na duhen. Te pakten nuk rri me gojen e shqyer ne menyren zgerdhimore te Guinplenit sikur po “kernaqet” nga prania e tyre. Plus te pakten nuk na ben trangerllek e pordhe vetem ne, po e bo me te gjithe. Do ishte vertete i padurueshem nese na bente trangerllek ne dhe u lepihej te huajve. Eshte me e ndershme qe vepron keshtu.

    Duhet shkulur nga mendja e njerezve se “keta tanet jane te korruptuar dhe “ata te botes jane burra te mire”. Te gjithe qeveritaret ne bote jane te korruptuar. Jane nje grusht biznesmenesh qe ju sherbejne biznesmeneve me te fuqishem, lorporatave e per popullin as i kercet fare. Mos ushqeni iluzione. Shihni Lu-ne e Vllahutinin cfare plehrash jane. mashtrojne sy per sy pa ju dridh qerpiku.

  5. Ceshtja eshte, qe ky qe ben te fortin me se mburret?! Cfare perfaqeson dhe cfare force ka?! Ky ka vetem kostumin dhe kollaren. Ka mdertuar nje shtet mafioz, arken e shtetit e ka zbrazur totalisht, borxhin publik lart e me lart, njerez me shume se kurre jane sulur ne kufijte e europes duke kerkuar dhe azil. Kemi ne nevoje per Hollanden dhe Evropen, apo ata per ne. Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete. Nuk shkohet me mendjen e shokut Gramoz. Ai kerkon revizionistet imperaliste. Tani eshte koha te integrohemi jo te bejme pordhe.

  6. Natyrisht dinjiteti kombëtar duhet por atë nuk duhet ta përfaqësojë RAMA! Euro deputetët që vijnë e ikin NUK I RRUHET fare për ne! Nëse do tu interesonte Shqipëria do na kishin bëre pjesë të Evropës me kohë. Fenomenet negative të qeverisjes në Shqipëri (që janë me shumicë) luftohen më mirë nga ne dhe evropianët duke qenë brenda familjes EU. POR atyre (sidomos holandezëve) nuk i intereson Vendi ynë! Drogë, prostitucion, vjedhje e korrupsion kishte me shumicë dhe Bullgaria e Rumania por U pranuan nga EU. (Apo mos këto holandezët shohin “pak” dhe përkatësitë fetare të vendeve kandidate!!??)

  7. vetem qelbesirat komuniste ruqi,rama,xhafa spartak braho,balla,frrok,tahira,rosha e dosha nuk kan faj.fajin e ka saliu,imperjalistat amerikan,gjermanet,holandezet ,luli etj.mu.i i kombit rama edhe pse i tha bastard e kokpalare meta e ky atij hajn me ze dhe figur,i pepiu byth,ngjal e pall dhe e beri president.ja ky esht mu.ti rama.

  8. Ju jeni kokeloqe komplet or komentusa ,rama,basha,sala ,meta dhe ,krejt europianet tallin @arin me ju ,kurse ju ziheni si ato bushtrat . Ata e kane xhepin plot me lek ,ju vazhdoni zihuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *