• |
ide | kryesore

Trump kërcënon Iranin: Pasoja të rënda nëse nis prodhimi i armëve bërthamore

Planet



Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin ditën e sotme se do të përballej me “pasoja shumë të rënda” nëse do të fillonte prodhimin e armëve bërthamore pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtar e vitit 2015, që kishte si qëllim ndalimin e programit bërthamor të Teheranit.

Në komentet që bëri në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara brenda një periudhe të shkurtër kohore do të vendosin sanksionet ekonomike ndaj Iranit, në një përpjekje për të detyruar Teheranin që të negociojë kushte të reja mbi marrëveshjen, provat e tij me raketa balistike dhe praninë ushtarake në Siri, Jemen dhe rajone të tjera në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan akuzoi Iranin për krijimin e “skenave destabilizuese dhe vdekjeprurëse” në rajon.

“Ne do të arrijmë një marrëveshje shumë të mirë ose nuk do të ketë fare marrëveshje,” – u shpreh Donald Trump.

Komentet e Presidentit Trump erdhën pak kohë pasi pesë fuqitë e tjera nënshkruese: Gjermania, Britania, Franca, Rusia dhe Kina shprehën përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Trump shokon aleatët perëndimorë, tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *