• |
ide | kryesore

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” pezullon nga detyra dekanin e pedagogët pas arrestimit për korrupsion

Lajme, Të fundit



Pas arrestimit të dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane, shefes së departamentit të gazetarisë dhe 1 pedagogeje, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka marrë vendimin për pezullimin e tyre nga detyra.

Tre zyrtarët, ashtu si dhe 3 sekserë e një student, u arrestuan si pjesë e operacionit të koduar “Dekani” pas akuzave për korrupsion.

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

1- Albert Riska,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2- Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3- Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

4- Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

 



2 Comments

  1. Albert Riska nuk ishte delja e zeze e ketij universiteti. Ujku eshte Skender Topi qe ka krijuar rrjetin e tij te korrupsionit

  2. Urime qeverise per punen qe po ben per pastrimin e mikrobevet qe sajoji qeverisja e PD dhe LSI me ne krye Salen.
    Ndihem krenar qe jam shqiptare kur lexoj keto lajme 🙂

    Po Skenderin ku e keni lene? Kapeni dhe ate bashke me mikun e tij te forte dhe futeni mbrenda, sepse ai eshte krimineli nr. 1. ne universitet, me i korruptuari ne elbasan.

    U pasuruan qeveritaret, petagoge e te gjithe drejtoret e administrates me korrupsionin, duke shitur diplloma, e duke perdorur gjykaten e ligjin ne vavor te tyre !!
    Turp te keni ndyresirat dhe hajdutet e shtetit shqiptar, faji i juaj eshte qe shqiperia eshte shteti me i shkaterruar (nga te gjitha anet) ne evrope..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *