• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ngjarje e rëndë në Vlorë, maturantja humb ndjenjat në mësim, vdes rrugës për në spital

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një shkollë në Vlorë, ku një maturante ka humbur ndjenjat gjatë orës së mësimit, e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Rasti u regjistrua në shkollën ‘Jani Minga’ në qytetin bregdetar.

Ndonëse 18-vjeçares Anxhela Kasaj u dërgua nga mësuesit me urgjencë në spital, vajza raportohet se vdiq rrugës.

Mësohet se nga të dhënat paraprake ka dyshime se adoleshentja humbi jetën për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë, e cila tronditi jo vetëm Vlorën por edhe mbarë vendin.

Sakaq, pritet që ekspertiza të hedhë dritë në orët në vazhdim.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *