• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shqipëria kualifikohet në natën finale të Eurovizion

F1, Paparazzi



Shqipëria kualifikohet në finalen e “Eurovision 2018”. Kjo edhe falë performancës së shkëlqyer të rrokerit Eugent Bushpepa, i cili arriti të zinte një vend mes 10 finalistëve të natës së parë gjysmëfinale. Për fituesit ka votuar publiku në Europë. Rezultati ka emocionuar jo pak Bushpepën.

Kënga e tij “Mall” ka marrë komente mjaft të mira për performancën dhe vokalin e Bushpepës. Ai është konsideruar si një nga zërat më të mirë të meshkujve që u prezantuan në Eurovision. Mes të kualifikuarve në finale është edhe një tjetër shqiptare, Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron në këtë kompeticion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *