• |
ide | kryesore

Aksident në Fushë-Krujë/ “Benz”-i godet një makinë tjetër, tre të plagosur rëndë

Lajme



Tre persona u plagosën rëndë në një aksident pasditen e sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Një makinë tip ‘Benz’ me targa AA516 BB është përplasur me një ‘Opel’ me targa të Korçës e më pas ka përfunduar duke u përplasur me një bordurë betoni jashtë rrugës.

Të plagosur rëndë kanë mbetur tre persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i ‘Benz’-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *