• |
ide | kryesore

Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, përdhunuan gjithë natën prostitutën nigeriane

Lajme, Të fundit
636030633731929494-1697262968_Rape.jpg



Katër shqiptarë nga Kosova janë arrestuar nga policia në Tirolin Jugor, rajon autonom në Italinë veriore, pasi akuzohen se kanë përdhunuar një shtetase nigeriane. Ngjarja ka ndodhur natën mes 3 dhe 4 majit, teksa një burrë nga Kosova ka sjellë tek tre miqtë e tij po nga Kosova një shtetase nigeriane që punonte si prostitutë.

Ajo është përdhunuar gjithë natën nga 3 burrat nga Kosova duke u mbajtur jashtë orarit të pagesës dhe kundër vullnetit të saj. Ajo është lënë e lirë në mëngjes, ku i është mbajtur edhe telefoni celular. Nigeriana 27-vjecare ka denoncuar 4 shqiptarët në polici.

Mësohet se katër burrat, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur punon në ndërtim dhe akuzohen për dhunim seksual e kryer në bashkëpunim. Ata janë dërguar në paraburgimin e Bozner në pritje të masës së sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *