• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Vëllai i Xhafajt ka ndryshuar emrin pas dënimit në Itali, tani e ka…

Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha zbuloi një tjetër detaj në lidhje me pikëpyetjet përse nuk është arrestuar Agron Xhafaj, vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj edhe pse ka një dënim të formës së prerë në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg.

Në studion e emisionit “Opinion” Hoxha tha se është e paqartë nëse ka apo jo një urdhër kërkimi ndërkombëtar nga Italia dhe përse Shqipëria nuk është angazhuar asnjëherë për ndalimin e tij. Sipas Hoxhës, Agron Xhafaj jeton tashmë i lirë në Shqipëri madje sipas tij edhe ka ndryshuar gjeneralitetet.

“Unë disponoj një certifikatë shqiptare dhe personi në fjalë më rezulton me emrin Geron Xhafaj dhe jo Agron Xhafaj. Ka një ndryshim edhe në ditëlindje” – tha Hoxha. Sipas tij në këtë çështje duhet të hetojë prokuroria për të zbardhur të vërtetën. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Po nga ta dinte i “gjori” Fatmir se vëllai i tij nuk quhej pas dënimit nga gjykata italiane Agron po Geron Xhafa ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *