• |
ide | kryesore

Berisha: Si e falsifikoi Xhafaj procesverbalin për të shpëtuar vëllain e tij

Lajme, Të fundit



“Fatziu falsifikator dhe kriminel faqezi!” Kështu ish-kryeministri Sali Berisha nis një koment të gjatë për çështjen e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar mbledhjet e komisionit të reformës në drektësi për të ndryshuar një nen në Kodin e Procedurës Penale sa i takon ekstradimeve.

Berisha shkruan se sipas procesverbaleve origjinale te parlamentit, Xhafa në kohën kur ishte kryetar i komisionit te ligjeve falsifikoi në mënyre monstruoze tekstin e ligjit të miratuar nga Komisioni i Ligjeve për Ekstradimin e kriminelëve që kanë kryer vepra penale në vendin ku ata janë dënuar.

Sipas Berishës, në variantin origjinal të ligjit të miratuar unanimisht në komisionin e ligjeve thuhet:
“Nëse një shtetas i dënuar në mungesë jashtë territorit shqiptar nuk jep pëlqimin për tu ekstraduar dhe për ta vuajtur dënimin në vendin ku është dënuar, atëherë ai e vuan dënimin te plotë në burgjet shqiptare”.

Kurse ne variantin e falsifikuar nga Xhafa thuhet:

“Personi i kërkuar (për ekstradim) i dënuar në mungesë, ekstradohet vetëm kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit”.

Berisha thotë se Xhafa me falsifikimin e tij bën të pamundur ekstradimin e Agronit të dënuar nga Gjykata e Larte e Italisë pasi nuk ka shtet që merr përsipër rigjykimin e vendimeve të gjykatës së lartë.

“Me këtë falsifikim, faqeziu me Edi Ramën bëjnë të mundur që çdo kriminel shqiptar, pavarësisht nga krimi që kryen në vendin ku jeton, po arriti të fshihet dhe të dënohet në mungesë nga drejtësia e vendit ku ka kryer krimin ai po nuk pranoi ekstradimin jeton i lirë në Shqipëri sikur nuk ka kryer asnjë vepër penale. Ky është standardi kriminal i narkoshtetit shqiptar te Edvin Xhafes dhe Fatmir Rames. Ju bej thirrje qytetareve shqiptar te ngrihemi fuqishem per ti shporrur sa me pare!” – e mbyll Berisha.



6 Comments

  1. Sali nderro Parti sic e ke zakon,behu prap komunist qe te shpetosh.Xhafa te ben karshillek,me Mulin i ha mutin Xhafes,.kurse me Bashen ja shton jeten.

  2. O Sal ti mund te kesh te drejte, por nun te beson njeri, se gjate gjithe karrieres tend politike , kane ndodhur ngjarje , qe nga vrasjet politike e shume e shume skandale, qe ne vetvehte permbajne shume hije dyshimi dhe ku ti je i perfshire. Ndaj iku koha jote. Shijo pjesen e jetes qe te ka mbetur, uro zotin qe ke qeverisur ne nje vend si Shqiperia, qe sot je jashte hekuravr duke shijuar pasuri qe dhe nje sheik mund ta kishte zili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *