• |
ide | kryesore

Brenda laboratorit për rritjen e kanabisit, që u zbulua në Fier (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia zbuloI një laborator në ndërtim e sipër, i cili do të përdorej për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Mbrostar të Fierit. Laboratori ishte brenda një magazine në pronësi të Vladimir Çilotaj (Shpërdheja), 50 vjeç, banues në Patos. Veç bllokimit të magazinës dhe laboratorit të kanabisit, policia sekuestroi një skaf me të cilin dyshohet se do të transportohej lënda narkotike.

Siç duket nga pamjet më poshtë, ambjentet ku do të rritej kanabisi ishin të pajisur me prozhektorë të fuqishëm për ngrohjen dhe ndriçimin e fidanëve dhe të gjitha pajisjet elektrike që e kthenin magazinën në një serë për kanabisin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *