• |
ide | kryesore

Britania në alarm nga mafia shqiptare: E dhunshme dhe të lidhur pas besës

Kryesore, Lajme



Mediat britanike japin alarmin për rritjen e influencës së grupeve shqiptare në tregun e kokainës në Angli. Prestigjozja ‘The Times’ në një shkrim të gjatë shkruan ndër të tjera se bandat shqiptare po bëhen gjithnjë e më të dhunshme.

Shqiptarët kanë lidhje të fuqishme me kartelet e drogës në Amerikën Latine, duke bërë kështu që ata të marrin kontrollin e shumë qyteteve, thuhet në shkrim.

“Shqiptarët që kontrollojnë tregtinë me kokainë të pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60% në tre vitet e fundit, duke ushqyer një rritje të krimit të dhunshëm”, shkruan “The Times”.

Mafia shqiptare rezulton të jetë e dytë pas Britanikëve në një renditje që është bërë nga NCA, duke lënë kështu pas rumunët që një vit më parë ishin në vendin e dytë.

‘The Times’ shkruan se mafia shqiptare ka marrë nën kontroll trafikun e kokainës në qytet të mëdha, por edhe në zonat rurale.

“Shtetasit shqiptarë qëndrojnë në Angli duke përdorur identitete të rreme. Impakti grupeve kriminale shqiptare na ka bërë që të punojmë me partnerët duke zhvilluar një sër operacionesh si përgjigje ndaj tyre” është shprehur për Gerry McLean, kreu Scotland Yard.

Duke iu referuar autoriteteve britanike, ‘The Times’ shkruan se është e vështirë të infiltrohesh në grupet kriminale shqiptare, pasi anëtarët e këtyre grupeve kanë dhënë besën ose premtimin për të mbrojtur me jetë njëri-tjetrin. Gazeta përmend këtu qëndrimet e Theresa May dhe Michael Gove përpara referendumit të Brexit, të cilët thonin se në Britani do të dynden shumë gangsterë shqiptarë nëse Shqipëria i bashkohet Bashkimit Europian në vitin 2025.

Sipas ‘The Times’ shumica e kriminelëve shqiptarë që janë në Britani kanë hyrë në ishull duke u identifikuar si shtetas kosovarë. Më pas në shkrim evidentohen disa shtetas shqiptarë të përfshirë në trafik droge, të cilët ekspozojnë jetën e luksit në rrjetet sociale, duke ia lehtësuar më shumë punën oficerëve të policisë.



2 Comments

  1. qysh para 23 viteve gazeta te evropes kane shkruar:se mafia shqiptare eshte nga me brutalet ne bote,ku per trafik bartje me gomone per iltali,edhe kane gjuar ne deti gra e femij ne uje-deti per ta marr me shpetimin e tyre policia e anijet patrullave italiane,dhe te ikun mafia sg
    shqiptare pa u zenë.

  2. politikat e mirorganizuara nga fuqit e mella per coptimin dhe perkrahjen e shberjes se kombit shqiptare ,ne cdo forme ,ngarkoj me kosto shqiptaret por dhe vet prendimin,ku tani sapo kan filluar te kuptojne dhe vlersojne se si eshte meka per planetin qabja e bekuar qendra gravitetit e tokes , eshte pozicioni gjeografik shqiptare per politikat dhe interesat gjeostrategjike nderkombtare veri jug lindje prendim,keto kosto sapo filluan ku jane pasqyrim i eksprimentimit prendimore ne nje shekull ,me coptime politika ligje ligjvenes formim te shformuar qe nuk sjellin asgje vecse burim krimi qe e paguajn te gjith ,por nga ana tjeter po rritet vetdija e vlersimit se kush na e beri ,vetdija e perzgjelljes baz te drejtave te partnereve ne konkurence ,ku tashme nuk ka vlere paraja e me te fortit as pushteti teknologjis sa ka vlere vet vlera konkurenca saje kultura mirkuptimit mbasi teknologji kan te gjith dhe konkurues behen te gjith por kjo ecuri do shembe lojen strategjike shekullore ndaj shqiptareve duke u ndryshuar rrjellen harmonis dhe politikave ne nje harmonizim ,kufizimi detajimi marrveshje disipline dinjiteti dhe angazhimi si domosdoshmeri ecurie perpara per te gjith,lojrat mafioze ndaj shqiptareve koha po tregon se deshtuan ,tashme shqiptaret u zgjuan ,dhe kan te drejten te kerkojne dhe vene ne vend te drejtat qe u takojne kan te drejten te organizojne format e organizimit jetes baz rregullit te funksionit te fet jetes jo duke lejuar tjeret tiu shklasin te drejtat por as tua shkelin tjereve,sejcili duhet ta kuptojne bindet dhe pranojne se cfardo ti bejne dikujt ja beri vetes vet,eshte fakt per tu bindur e tregoj zoti ne librat e tije e vertetoj shkenca dhe po e tregon raliteti aktiv ne zhvillimin e vet faktet qe vet po i pohoni dhe ju,eshte mire qe gjith te largohemi nga padrejtesia qe te mos na ndeshkojne kostoja e saje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *