• |
ide | kryesore

Çani: Xhafaj e ka bërë “m*tin mullar”, por e mban ambasada e SHBA

Lajme, Të fundit



Publikimi nga ana e opozitës së dënimit me burgim për trafik droge të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, nuk pasuar me shkarkimin apo dorëheqjen e këtij të fundit. Xhafaj tha se nuk mbante përgjegjësi për veprimet e familiarëve të tij të rritur dhe se kjo çështje nuk ndikonte te qeveria. Gazetari Arjan Çani thotë se Xhafaj nuk do të qëndronte në detyrë nëse pas tij nuk do të qëndronte ambasada e SHBA.

I ftuar në emisionin Studio e Hapur, Çani shprehet se politikisht ministri nuk ka pse të dorëhiqet, por në planin moral një veprim i tillë duhej të kishte ndodhur me kohë.

“Unë mendoj që nëse do ndodhte kjo gjë në vendet europiane, ministri i Brendshëm do ikte vetë nuk do priste që ta shkarkonte kryeministri. Në një vend normal dhe me demokraci, çdo njeri do kishte dhënë dorëheqjen, sepse i prish punë imazhit të qeverisë tij. Unë e shoh më shumë morale, sepse politikisht nuk ka pse ikën ministri Xhafaj.

Për katundin tonë, Xhafaj s’ka pse ikën. Unë mendoj që Xhafa s’ka pse të ikë fare nga ministër, sepse mesa kemi kuptuar amerikanët ku ta gjejnë të kenë një ministër ose kryeministër me një cen në figurë. Historikisht këtë lojë kanë luajtur amerikanët. Xhafaj sot në kontekstin shqiptar është më i fortë pas këtyre akuzave. Në kontekstin shqiptar, ku bëhet “muti mullar” dhe askush nuk do me e ditë, unë nuk shoh arsye pse të ikë Xhafaj” – thotë Arian Çani.



6 Comments

  1. qe i bie nje kinez luan me ramen siq luan frroku me ramen .pra rama sa her e therrasin lu,frroket,e ndoket duhet ketyre te ju mbaj zhelet lart,dhe bythen paster.

  2. O z Arjan je analist real i zgjuar me pelqeve mbreme me amalizen tende tek po behet uji mullar qe sndodh ne asnjehere kurre kurse politkanet tane me ata letrat pa fund duan qe situata ta vazhdoje keshtu rremuje se i pelqen po duhet te shkojne te lu sic i mesove ti mbreme ne analizen tende se ndryshe vazhdon mu ——-/ mullar ne ate vend te pershendes

  3. O z Arjan je analist real i zgjuar me pelqeve mbreme me amalizen tende tek po behet uji mullar qe sndodh ne asnjehere kurre kurse politkanet tane me ata letrat pa fund duan qe situata ta vazhdoje keshtu rremuje se i pelqen po duhet te shkojne te lu sic i mesove ti mbreme ne analizen tende se ndryshe vazhdon mu ——-/ mullar ne ate vend te pershendes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *