• |
ide | kryesore

Dyshja Xhafaj-Lu, pse nuk mbajti përgjegjësi Edi Rama për ministrin e tij

Arkiva, Kryesore



Eshtë e vërtetë se ndërsa bënte avokatin e Fatmir Xhafajt në parlament, Edi Rama përdori si argument heshtjen e ambasadorit amerikan dhe të përfaqësuesve të Bashkimit Europian, duke lënë të kuptohet se “meqë nuk ka folur Donald Lu”, atëherë skandali i Xhafajve s’ka asnjë rëndësi dhe nuk ia vlen të shqetësohesh.

Por ndryshe nga rastet kur e përdorte heshtjen e ambasadorëve si mburojë për skandalet e kanabisit, këtë herë Edi Rama ishte ironik, përdori edhe epitete tallëse për ambasadorin amerikan.

Një herë duke e quajtur “protagonisti i jetës tonë publike”, pastaj ” miku ynë i shtrenjtë” dhe “njohësi i kudondodhur i të gjithë proceseve tona për të vënë drejtësi në këtë vend”, Rama ngacmoi ambasadorin e heshtur, i sigurtë që ai nuk do të thotë asgjë.

Përveç talljeve, Rama përmendi edhe faktin se ditën që plasi skandali i Xhafajve, ambasada amerikane nuk foli për këtë, por për zëvëndësimin e Besim Hajdarmatajt, Prokurorit të Krimeve të Rënda.

“Si ka mundësi? Si ka mundësi, që ndërkohë që shpërtheu ky zbulim sensacional, ambasdori amerikan nuk iu referua hiç këtij fakti kaq tronditës, sipas këtyre, por u detyrua të mbajë qëndrim publik lidhur me një fakt tjetër për të cilin këta më akuzuan mua personalisht pas lëvizjes së Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.” u shpreh Rama.

Për ta kuptuar më mirë thirrjen e Ramës dhe ironinë që përdori me dyshen Xhafaj-Lu, vlen të kujtohet rrëfimi i Ministrit të Brendshëm, sipas të cilit ishin ndërkombëtarët që e shtynë ta pranonte ofertën për të zëvëndësuar Saimir Tahirin, duke lënë të kuptohet se propozimi për emrin e tij erdhi përmes ambasadave.

Fatmir Xhafaj: Vendimi për t’u bërë ministër i Brendshëm ka qenë vendimi më i vështirë i karrierës sime politike. Nuk kam pasur kurrë një hezitim kaq të madh për të marrë një gjë përsipër, sesa ky rast. Ka qenë një gjë që nuk do ta dëshiroja kurrë, edhe për shkak të natyrës etj. etj, edhe për shkak sepse isha shumë i lidhur me atë që mund të konsideroj gjënë më të mirë të jetës sime, me reformën në drejtësi. Pati nevoja, kërkesa e deshi që të ulesha…

Sokol Balla: Vërtet jua kërkuan ndërkombëtarët këtë gjë z.Xhafaj? Diçka ka lënë të nënkuptohet në këtë studio Kryeministri..

Ministri Fatmir Xhafaj: Po, nuk e mohoj. Edhe me ata kam pasur takim përpara se të emërohem dhe ndoshta besueshmëria dhe mbështetja që ata më garantuan për prioritetet të cilat ndava, ishte një arsye e fortë që të thosha po. Ndryshe mund të mos thoja po, dhe këtë, mund ta deklaroj pa asnjë problem.

Intervista në Top Story në 8 Maj 2017

Nuk është sekret se Fatmir Xhafaj është ministri i preferuar i ambasadorëve. Historia e bashkëpunimit të ngushtë me Lu dhe Vlahutin ka nisur gjatë procesit të reformës në drejtësi dhe vazhdon ende me projekte të përbashkëta, si operacioni “Forca e ligjit” dhe atashimi i agjentëve amerikanë, gjermanë, britanikë, italianë etj në Ministrinë e Brendshme.

Pak javë më parë, Fatmir Xhafaj ishte në Shtetet e Bashkuara, ku mori personalisht vlerësimet e zyrtarëve amerikanë dhe pati takime në Departamentin e Shtetit, Kongres, FBI, DEA etj.

Që kjo romancë e Xhafajt me ndërkombëtarët nuk shihet me sy të mirë nga Rama, u pa sot në parlament. I frustruar, që e sheh veten një herë si personazh të Portokallisë që ka frikë të lëshojë “peshqit e mëdhenj”, pastaj si shefi i shantazhuar i Saimir Tahirit, Rama me ironi, e la të gjithë topin e baltës në derë të ambasadorit amerikan, që gjithsesi e ka luksin të heshtë në raste si këto.©Lapsi.al

 



14 Comments

  1. Ja bet gjyqin xhafes si ne komunizem. Duke e denuar per vllain per motren e per kusherinjt por duke pasur parasysh qe keni nje kryekomunist si Sala ne parti nuk kishte si te ndodhte ndryshe.

  2. Sa here qe ka opozita nje ceshtje qe i djeg bytha nga reforma godet xhafen. Afer mendjes. Po ksaj rradhe i dogji nga Izet Haxhia dhe u mundua te shkepusi vemendjen

  3. si e falcifikoj ligjin e modifikoj ,maskoje te gjitha dosjet per eksradim e gjykim te vllaut te tij ne trafik droge ,xhafaj dhe edi rama,dhe si ps e beren shqiperin vendin me te rrezikshum ne planet,ne total zhdukje drejtesie juridike ne shqiperi,dhe instaluan terrorizmin si talibanet me Tritole e djeqje vatyrash ,e vrasje pas shpine te modelit mafia ekstremiste.

  4. Se keni kuptuar akoma!!kete te Fatmirit e ka nxjerr vete Edi Rama per zon te lire Erjon Veliajt pasi qen hapur llafe se Fatmiri kishte fituar popullaritet dhe keshtuqi duhej nje goditje e tille por me shtyse dhe te Lalit pak me ndihme te Sajmirit..

  5. po ky nuk majti pergjegjesi per djalin e vet e jo te maj per Fatmir Xhafen.Po s’me besuat mu pysni MERO GELBAZEN

  6. Method e p.komuniste.
    ram perforce masher ambasadoret e b.e.
    A the shqiperia aka shtete??
    Po eshte vasale
    per githshka Pete agjensite e huaja.
    Kurt shqiptaret nuk e Kane mature site NgA te huajte.
    Xhefaj duhet dorhiqet vetem per akuzzen.
    Fjsale bosh vetoing u po jeep rezultate??????
    Ly eshte seleksionime me heq te pa deshruarite??
    kaq matuf eshte komisioni
    Qe alamet gjykatsi nuke pas ka shtepi personal
    po jeton me mamin e me babin
    Pika qe nuke u bie??
    Po qysh gjyqtaria e durfsit nuke qe e aft te ndiqte llallen ??
    e ja dergoje krimeve te renda
    I vodhen dosjet e prokurorise??
    e tash e Emron e gradon padrejtsishte ???
    Kryeprokurore te.rend???
    Ago dje nuke ish te e zonja per hectare llallen sort behest kryehetuse e llalles
    Po Ku Jeni more qoftexhi????
    Keshtu Si po vazhdoni mjere parlamenti komuniste app kriptokomuniste,Mjer shqiperia per emrin formal
    pe sheet
    Pa gjykate kushtetusegj.larte.
    Pa gjykate apeli
    pa opinga e pa pantaloons?????
    Mbajeni Mede palamentare e qeverritare???

  7. RilindIdjotet kerkojne te mbrojne Xhafken duke pretenduar se po sulmohet “si ne kohe te komunizmit”! Ore teveqele, komunizmi me vella te denuar te sozdiste ne internim. Sot nuk po kerkon kush te internoje Fat Xhafken, por ama dhe minister te brendeshem me vella te denuar per trafik droge ne gjithe kete Europe sot vetem ne Albanistanin e rilindIdjotit Rama gjen se tjeter kund do ish dorhequr vete tjetri se ka dinjitet, nuk jane si Xhafka qe ka marre plencin ne surrat e kerkon akoma te qendroje minister (dhe i Brendeshem, kjo eshte me komikja)!

    1. Gazetari Vangjeli ,dje ne opinion i cmontoi gjithe genjeshtrat e peshtira qe ishin gatuar ne shqup kunder xhafes .

      1. …me perjashtim te faktit se vellai i ministrit Fatmir Xhafaj eshte nje i denuar per trafik droge! Kete nuk ka Vangjelie qe ta mbuloje dot.

  8. Mjeranet mashtrohen me kockat qe u hudhin Rama e Lu ,duke shpresuar se po konfrontohen te medhenjete dhe ushqejne militantet naiv me shpresa te rreme.Jo jo Ramen dhe SHBA-te i bashkon nje kauze dhe qellim madhor e qe eshte berja e Shqiperise shtet i se drejtes.Kjo per ju dhe padronet tuaj te SHQUP-it don te thote fundi i shtetit rrumpalle ku klani juaj tallej me njerezit e thjeshte duke i varferuar e pi gjakun .Nuk do kete me politikane e pinjolle mbi ligjin.Nuk do kete Fazliqa,Shkelzena e Argita as tallje me te vraret si me 21 Janar.As mbyllje te qeshtjeve me procedura .Madje per fatin tuaj te keq do hapen te gjitha dosjet e mbyllura sidomos ato me viktima te pafajshme dhe te korrupcionit te larte.Mund te ulurisni dite e nate por SHBA-te dhe Rama jane ne krahun 97 % te shqiptareve qe drejtesia te behet pa marre parasysh qmimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *