• |
ide | kryesore

Elton John “xheloz” për Ed Sheeran,’Nuk do të jetë gjithmonë i pari ‘

Paparazzi, Slider



Ed Sheeran dhe Elton John gjithmonë kanë pasur një miqësi shumë të mirë dhe ky i fundit duket se është fansi më i madh i këngëtarit britanik por kohët e fundit ka diçka që nuk shkon.

Nuk dihet nëse Elton John ndihet xheloz për suksesin e Ed Sheeran mbi renditjen e parë në chart-et muzikore dhe për këtë arsye ka vendosur t’i japë atij një paralajmërim.

I futar në një emision radiofonik, John është shprehur se Ed është një këngëtar i talentuar por duhet të jetë i përulur për suksesin e tij pasi kjo gjë nuk do të zgjasë përgjithmonë. “I kam thënë Ed se nuk duhet të gëzohet aq shumë sepse nuk do të jetë Nr.1 përgjithmonë, shumë shpejt do të dalë dikush më i freskët dhe më i talentuar, kjo është pjesë e ciklit dhe më ka ndodhur edhe mua” ,-përfundoi 71-vjeçari i cili konfuzoi dëgjuesit me deklaratën e tij.



1 Comment

  1. Nuk shoh ndonje xhelozi ne kete shkrim. Eshte i nje gazetari te huaj apo vndas,! Ajo qe ka thene Elton John, eshte me se e zakoneshme. Pekundrazi eshte nje keshille dashamirese per Sheran, si i ri qe eshte !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *