• |
ide | kryesore

Flet Gattuso: Nuk meritonim 4 gola, zhgënjyem tifozët

Sport



Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso komentoi humbjen e thellë në Kupën e Italisë menjëherë pas ndeshjes.

“Kështu është futbolli. Rezultati jo gjithmonë reflekton performancën në fushë. Kur bën gabime, edhe i paguan. Skuadra bëri atë që duhet të bënte për 60 minuta, por më pas duhet të pranojmë gabimet.

Mungesë maturie? Unë jam për vete trajner i ri, dhe i marrim të gjitha përgjegjësitë. Ndonjëherë presioni nuk menaxhohet mirë, por sot nuk meritonim të pësonim 4 gola.

Më vjen keq që sollëm 40 mijë tifozë dhe në fund i dhamë një zhgënjim të tillë. Tani kemi 180 minuta në kampionat ku do duhet të fitojmë një vend për Europa Ligën” – deklaroi Gatuzo për mikrofonin e Rai Sport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *