• |
ide | kryesore

FOTO/ Anulohet shfaqja e teatrit sepse do zhvillojë një takim Edi Rama

Lajme, Të fundit



Një ngjarje në kufijtë e një skandali ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Prej ditësh në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, po jepet për publikun vendas shfaqja “Senatori Fox”. Kujtojmë që evenimentet kulturore në qytet numërohen me “gishtat e dorës”.

Por për të prishur fundjavën e vlonjatëve mendon deputeti i tyre, njëkohësisht kryeministër, Edi Rama.

Nesër kryeministri ka një dëgjesë publike në Vlorë dhe ajo do të mbahet në ambientet e teatrit, për këtë shkak shfaqja është anuluar.

Regjisori që vendos pjesën në teatër, Roland Minga shkruan se shfaqja anulohet për ditën e nesërme sepse “ ka dëgjesë publike”, por njofton se do të rikthehen të shtunën.

“Të nderuar ndjekës të teatrit “Petro Marko”! Nesër shfaqja anulohet. Ka dëgjesë publike. Rikthehemi të shtunën dhe të dielën me “Senatori Fox” në orën 19.30. Na ndiqni, jeni ju shpresa e fundit…”, – shkruan regjisori i shfaqes Roland Minga. /Gazeta Express/

 



2 Comments

  1. Vjeni njeriu monster ,kryeministri drogaxhi,njeriu me mashtrues,me arrogant,me i pa fytyre i ketij vendi –por me i dashuri i gysme -opingave–te Vlores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *