• |
ide | kryesore

(FOTO) Bariu vret shqiptarin me një plumb në qafë gjatë finales Juve-Milan

Lajme



Një bari 45-vjeçar me origjinë nga Sardenja dhe me banim në Arezzo është autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari 22-vjeçar mbrëmë në Sinalunga, provinca e Sienas.

Krimi ndodhi mbrëmë, rreth orës dhjetë, gjatë ndeshjes finale të Kupës së Italisë midis Juventusit e Milanit, kur bariu hyri në banesën e një familjeje shqiptare dhe shtiu një herë drejt 22-vjeçarit, duke e goditur në qafë. Ai vdiq pak çaste më pas.

Pas vrasjes, bariu u largua në këmbë, por rreth një kilometër larg vendit të krimit ra në një gropë ku theu këmbën. Edhe pse vazhdoi përpjekjet për t’u larguar, vrasësi u vu re nga karabinierët, të cilët e arrestuan dhe e dërguan në spital për mjekim, në pritje të masës së arrestit që do t’i komunikohet nesër.

Karabinierët kanë gjetur armën e krimit, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i vrasjes, ndonëse duket si një larje hesapesh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *