• |
ide | kryesore

Frika nga ‘vettingu’, 250 policë largohen pa dorëzuar formularët

Lajme, Të fundit



Së paku 220 efektivë të Policisë së Shtetit kanë refuzuar të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, të procesit të Vettingut. Burime zyrtare nga Ministria e Brendshme thanë për TvKlan se kanë dorëzuar formularin mbi 98 për qind e 11 mijë policëve brenda datës 7 Maj, që ishte afati i fundit. 220 efektivë nuk i dorëzuan formularët ose kërkuan dorëheqjen. Deri disa ditë përpara mbylljes së procesit, nga Garda e Republikës ishin rreth 20 persona që kishin kërkuar largimin nga radhët e këtij institucioni. Nuk ka të dhëna se sa efektivë kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme.

Por numri i efektivëve që mund të lënë radhët blu, pritet të rritet pasi të nisë verifikimi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Komisioni me 15 anëtarë do të kontrollojë 300 efektivët me grada të larta policore. Më tej do të verifikohen gradat e mesme, që arrijnë në rreth 2500. Efektivët e rolit bazë që janë rreth 8 mijë do të verifikohen të fundit.

Në formularët e vetëdeklarimit, efektivëve iu duhej të deklaronin nëse kanë qenë bashkëpunëtorë apo anëtarë të ish-Sigurimit të Shtetit, përdorues të lëndëve narkotike dhe nëse kanë patur takime me persona të përfishirë në aktivitete kriminale. Vlerësimi në polici pati në fokus të tij tre elementë të rëndësishëm; pasurinë e ligjshme, figurën e pastër të policit dhe aftësitë profesionale. Ligji parashikon si mundësi për t’u rikthyer në radhët e policisë edhe ata punonjës që janë larguar më herët nga strukturat, por më parë duhet të kalojnë Vettingun./tv klan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *