• |
ide | kryesore

Gjyqtarja Manjola Xhaxho drejt rikonfirmimit në detyrë, nuk ka probleme me pasurinë

Lajme, Të fundit



Trupa gjykuese e KPK, njoftoi gjatë seancës dëgjimore për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Manjola Xhaxho, njëkohësisht kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, se nuk i gjeti asaj probleme me pasurinë. Xhaxho po ashtu mori vlerësim pozitiv edhe nga institucionet ndihmëse, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe vlerësim profesional pozitiv.

Gjykatësja e cila, siç doli nga shqyrtimi jeton në një apartament 2+1, i cili ishte blerë prej saj në vitin 2000 dhe dhuruar prindërve në vitin 2011, u shpreh se ishte dakord me rezultatin e hetimit administrativ.

I vetmi problem i ngritur për Xhaxhon, e cila është prej 16 vjetësh gjykatëse në Tiranë, ishte mungesa e deklaratës së interesave personale në vitin 2006, por gjykatësja shpjegoi se gjatë atij viti kishte qenë me studime jashtë vendit.

KPK tha se nga hetmi administrativ rezultonte se subjekti nuk kishte pasuri tjetër dhe se deklarimet e gjykatëses ishin vërtetuar. Relacioni po ashtu vuri në dukje se ndaj Xhaxhos kishte pasur dy ankesa, hetimi i tyre nuk kishte gjetur shkelje.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *