• |
ide | kryesore

Kush është njëri nga 4 shqiptarët e arratisur në Greqi i dënuar përjetë për krimin monstruoz

Lajme, Të fundit



Të tjera detaje zbulohen pas arratisjes së 4 te dënuarve shqiptarë mbrëmjen e kaluar në portin e Pireut, teksa po transportoheshin nga Athina për në Kretë. 4 të burgosurit shqiptarë kanë arritur të hapin prangat dhe kanë ikur me vrap nga porti, ndërsa pritej të nisej trageti për Hania.

Mësohet se ata janë Juljano Halili, i dënuar me burgim perjetë për vrasje si dhe shqiptarët e tjerë Alfons Ndoci, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.

Policia greke ka arritur të kapë dy shqiptarët Robert Xhimaj dhe Petris Luçi, ndërsa vijon kërkimet për kapjen e Juljano Halilit dhe Alfons Ndocit.
xalali-tzouliano
(Juljano Halili)
alfonso-ntotzi
(Alfons Ndoci)

Por kush është kush është Xhuliano Halili, i dënuar më burg përjetë?

Juljano Halili ka vrarë në 29 nëntor 2011 Filip (Fillim) Mesaja 35 vjeç dhe djalin e tij Olgertin vetëm 3 vjeç nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja u porosit atëherë nga Vasili Varela për prishje pazaresh në trafikun e drogës. Varela është një kriminel i njohur në Greqi.
olgert-mesaja-dhe-i-biri
(Viktima Filip (Fillim) Mesaja me djalin)

Gjatë kohës që ka ndodhur arratisja ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në garazhin e portit. Dyshohet se 4 shqiptarët i priste një furgon në hyrje të portit dhe mendohet se plani ka qenë i mirëorganizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *