• |
ide | kryesore

Mesazhi i Patozit për ata që përpiqen të ndalin tërmetin…

Lajme, Të fundit

Nga Astrit Patozi

Tri ngrehina të kalbura të sistemit tonë politik po shkërmoqen dita-ditës dhe fare qartazi përpara syve tanë.
Ato janë drejtësia, partia e Lulit dhe LSI-ja.
“Rilindja”, po aq e molepsur, po përpiqet me shpirt ndër dhëmbë të mbahet pas “tepsisë” së pushtetit për të fshehur më kot faktin e njohur botërisht se po kalon të njëjtën krizë.
Por e ka të pamundur, sepse procesi i dekompozimit është i pandalshëm dhe i pakthyeshëm.
Në këtë reaksion zinxhir të rënies është njësoj si të përpiqesh të ndalësh tërmetin, pas paralajmërimit të shërbimit sizmiologjik.
Ndaj e vetmja shpresë për Shqipërinë është një politikë e re, e cila nuk ka asnjë lidhje me gërmadhat e sistemit, që po rrëzohet, herë pa zhurmë, e herë me rënkime.


11 Comments

  1. Mund ti thotë dikush Z. Patozi qe askush nuk mund te parashikoje tërmetin, do te ishte me mire te përmendje ndonjë fatkeqësi natyrore tjetër qe mund te parashikohet. Nejse, ne te njëjtën faze jeni dhe ju, për një dekompozim final pasi nuk ka vlere te ricikloheni dhe njëherë.

  2. Siguri te madhe na paska PATOZI tek partia qe dashka me na ngrit, e qe paska me na nderu, sipas ketij. Ngrehine eshte kunjidhe mendimi tend percares, pa pike horizonti, por vetem percares, ahtu si deri dje. Termeti te zuri perfundie nuk ka emergjence qe ju mund te dilni qe aty, sepse mllefi, urrejtja, cmira tuaj doli shume kjarte ne shume dalje diskretituese me shume per grupin tyaj, sesa PDja. Sot po hiqesh si klasik i demokracise, por me faktet, e koha e militimit ne PD, tregoi qe ke qene ne gjumin letrargjik, qe fryheshit si kaposhe me pupula fallco. Opzitar i opozites, kulmi ku mund te ndodhe kjo e ne kete kohe te veshtire politike, ekonomike te na ngrihesh me teori kunder opozites. TI, dhe ju qofshi, apo mos qofshi edhe nese doni te kapni ndonje llokem nga pushteti. Deshtaket,, kane llafe, trimat dalin ne mejdan.

  3. si nga Kina i paske ra o Palloz. Ik e ble nje pasqyre e shiko fytyren tende pastaj hajde na mbush mendjen qe ti do sjellesh politiken e re. Harrove qe i rrije Saliut nga mbrapa si shegert

  4. Ja dhe tufa e lehesve te hajdut qeverise! Ne llogore:- per ham, hamet, qe i sigurojne jetesen me parate e vjedhura shqiptareve, Qe te jetojne me nder e me pune nuk jane te zot! Nerhalè do shkoni bashke me tradhetaret e vendit, qe jene ne qeveri me vjedhje votash; vjedhje, vjedhje, vjedhje, e vjedhje perseri, e vjedhje pa fund!!!!

  5. E bera nje koment pa ifenduar njeri, duke thene te verteten per lehesit me pagese te qeverise, por nuk e publikuat! Nuk me ….kruhet!

  6. E bera nje koment pa ifenduar njeri, duke thene te verteten per lehesit me pagese te qeverise, por nuk e publikuat! Nuk me ….kruhet! Flm per pergjigjen; Sa shpejt ma kapet qe qe e paskam thene nje here!!!

  7. Ti z Astrit po na dukesh tani si nje fshatar hipokrit, i rendomte. je bere si sadetin kopeku tek telenovela Ertugrul . je duke u marre me intriga e poshtersi.
    Leri shkrimet se po behesh i urryeshem,por shko e ballafaqohu me shoket per problemet qe ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu