• |
ide | kryesore

PD reagon për lirimin e Frrokut: Drejtësia ka rënë në dorën e Ramës dhe kupolës së tij mafioze

Lajme, Të fundit



Pas lirimit me kusht nga Gjykata e Fierit e ish-deputetit Mark Frroku, ka reaguar Partia Demokratike. Përmes një deklarate thuhet se ky akt është prova që drejtësia ka rënë e gjitha nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze.

“Lirimi i Mark Frrkut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më”, thuhet në deklaratën e PD.



3 Comments

  1. Frroqet, edvinet, tahiret. ….
    Jane peshq miq
    Te vyyyer qe bojme Riliiiiiiiiiiiiindje
    Te fala, deeeeeele, MIKU i modh i shtrenjte Lu lu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *