• |
ide | kryesore

Zëvëndësohet pedagogu Zenel Shalari, studentët denoncuan shitjen e librave me detyrim

Lajme, Të fundit



Zenel Shalari, pedagog tek Shkencat Sociale u zëvëndësua nga Fakuteti i Shkencave Sociale pas një peticioni që mori me dhjetëra firma ku denoncohej shitja e librave me detyrim. Peticioni u organizua nga Lëvizja për Universitetin, sipas një aksioni “kundër korrupsionit dhe tregtisë së detyrueshme të librave, kanë realizuar një peticion me dhjetra nënshkrime, duke çuar ne shkarkimin e pedagogut.”

Menjëherë pasi është njohur me denoncimin e studentëve, Dekani ka urdhëruar zëvëndësimin e pedagogut. Zenel Shalari ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Sociale, dhe ka dhënë dy lëndë “Teori Ekonomie” dhe Hyrje ne Ekonomi”.



1 Comment

  1. Duhet qe kjo levizje te vazhdoi, studentet shqiptar nuk kane pse te mesojne me te ashtuquajturat libra te pedagogeve shqiptar, por duhet te mesojne dhe studjojne me librat e koloseve te boteror, qe shpiken fiziken, matematiken kimine , historine, filozofine etj.Ne Shqiperi nuk ka pedagog qe di te bej studi,e dhe me pas te bej libra, sepse po te kishte librat e tyre do te merreshin per reference dhe ne europe e me gjere. Keta dhe librat i kane cope cope ashtu si formimi i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *