Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 35-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme në fshatin Grudë e Re.
“Nga Policia Shkodrës vijojnë hetimet me intensitet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, është bërë identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, nuk jepen të dhena të tjera për shkak të hetimeve“, – thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Gj. G. 35 vjeç, në afërsi të banesës së tij, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr mjekimin e nevojshëm, jashtë rreziku për jetën.