• |
ide | kryesore

Tristan Thompson jep intervistën e parë për vajzën e sapolindur

Paparazzi, Slider



 Tristan Thompson ka folur për herë të parë në media pas asaj zhurme të madhe që u krijua. Në fakt pavarësisht të gjithave pas lindjes së vajzës True duket se më të vërtetë Khloe e ka falur sepse ata ditët e fundit po fotografohen shumë shpesh bashkë në darka të ndryshme por edhe në kinema një ditë më parë.Ai në një emision radiofonik ka folur për herë të parë pas lindjes së vajzës True Thompson. Tristan dukej pak i prerë në përgjigjet që jepte por gjithsesi ka shprehur lumturi duke folur për vajzën. Khloe nuk është përmendur fare gjatë intervistës. Moderatori e ka pyetur Tristanin se si po shkon muaji i parë si baba i një vajze dhe ai ka thënë se po mundohet të bëjë më të mirën dhe i pëlqen shumë kjo pjesë.

Ai gjithashtu i ka përmendur basketbollistit edhe djalin e tij Princ të cilin e ka nga një lidhje e mëparshme me Jordan Craig.“Ai është rritur, po bëhet i madh hidhet në lojra, kërcen sepse është 1 vjeç ndërsa True vetëm flen, pi, ha.” – u shpreh Tristan.I pyetur se a kishte vënë re ndonjë ndryshim mes të pasurit një djale dhe një vajzë ai tha:“ Po me vajzën je pak më emocional mendoj unë, sepse me djalin je këtu: Hey Shoku, do të bëhesh mirë, mos qaj tani ndërsa me vajzën: Tru çdo gjë do të bëhet mirë, ne jemi këtu, babai është këtu për ty, jam unë, më shiko. Është ndryshe por është një kënaqësi në të dyja rastet.”- përfundoi basketbollisti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *