• |
ide | kryesore

(VIDEO) Digjet makina luksoze në autostradë, shpëtojnë dy të rinjtë

Lajme



Një makinë luksoze tip ‘Porsche Panamera’ u dogj mbrëmjen e sotme në fshatin Derven, në autostradën Thumanë-Kamëz.

Në makinë mësohet se po udhëtonin dy djem të rinj nga Mamurrasi kur në një moment mjeti është përfshirë nga flakët.

Dy djemtë kanë dalë nga makina duke shpëtuar pa u lënduar, ndërsa policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa është krijuar trafik dhe radhë kilometrike në të dy anët e autostradës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *