• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pas ndërprerjes së seancës, mbyllen kamerat, por Berisha e transmeton live në facebook

Lajme, Të fundit



Seanca e sotme parlamentare u ndërpre dy orë pas nisjes për shkak të acarimit të situatës. Deputetët e opozitës u ngritën më këmbë dhe rrethuan foltoren kur Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i mbylli mikrofonin kreut të PD-së Lulzim Basha, të cilit i kishte mbaruar koha e caktuar.

Kjo gjë nuk iu ka pëlqyer ligjvënësve opozitarë që nuk kanë lejuar vijimin e seancës normale. Pasi Ruçi ka njoftuar ndërprerjen e seancës, janë mbyllur edhe kamerat e televizioneve që transmetonin direkt.

Por duket se kreu i PD-së ka gjetur një zgjidhje, duke hapur transmetimin LIVE nga faqja e tij “Facebook”. Pas tij edhe Berisha ka bërë të njëjtën gjë, duke hyrë në transmetim direkt në të gjitha mediat informative dhe lexuar deklaratat e tyre.



1 Comment

  1. ruqi,rama,xhafa kujtojn ende se jan ne kohen e stalinit,enverit,kristaqit te qelbesir edvinit ,spiro kolekes,mao luu ce dunit ,tashem edhe te putin e erdogan,shto ketu edhe kinezet e lu qe ndalojn trasmetimin edhe te kengeve.mutes komunist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *