• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohen fjalët që Bufon i tha Donarumës pas gafave në finalen e Kupës

Sport



Nga njëra anë gëzim, nga ana tjetër lot. Ky ishte mbyllja e finales së Kupës së Italisë ku u përballën Juventus dhe Milan. Gianluigi Buffon ishte duke festuar titullin e tij të 24-t në karrierë në një ndeshje ku vendosën edhe dy gabime trashanike të portierit të Milan, Gigio Donnarumma.

Ndërsa Gigio ecte me kokën ulur drejt dhomave të zhveshjes, Buffon ndaloi për ta ngushëlluar atë që konsiderohet pasardhësi i tij në portën e Italisë. Pasi e përqafoi, Buffon i tha portierit të Milanit këto fjalë: “Jepi. Je vetëm 20 vjeç”. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=bXaIC9ZJPbc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *