• |
ide | kryesore

Vrau Elton Çiçon brenda në lokal, burg përjetë Jani Aliajt

Lajme, Të fundit



Gjykata penale e Tiranës ka vendosur burg të përjetshëm për Jani Aliaj. Ai akuzohet për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2016 në një nga lokalet e ish-bllokut.

Jani Aliaj u gjet fajtor për veprat penale “Vrasje me paramendim”, te kryer ne bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje e armeve, municionit luftarak, bombave apo minave”. Konflikti mes Aliajt dhe Çiços ka qenë shumë i hershëm, gjatë kohës që ata kanë qenë në një burg në Greqi së bashku.

Në dosjen e Prokurorisë thuhej se gjatë qëndrimit në burg Jani Aliaj ka rrahur për vdekje, një mik të Elton Çiços dhe më pas është konfliktuar me atë vetë. Jani Aliaj, i veshur sportiv me kapele në kokë, sikurse përshkruhet në dosjen e organit të akuzës, ka hyrë në brendësi të një lokali të njohur në kryeqytet dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Elton Çiços, i cili ndodhej në shoqërinë e oficerit Alban Trimi, mjekut Elton Rraja dhe një personi të tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *