• |
ide | kryesore

‘Zhduket’ Gjykata Kushtetuese, mbetet vetëm me dy anëtarë

Lajme, Të fundit



Gjykata Kushtetuese, më e rëndësishmja në vend, është jashtë funksionit. Prej ditës së sotme ajo ka mbetur me vetëm dy anëtarë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra këtë të enjte gjyqtarin Fatmir Hoxha. Nga 9 anëtarë që ka kjo gjykatë, 3 prej tyre Sokol Berberit, Vladimir Kristos dhe Vitore Tushës u ka mbaruar mandati. Besnik Ymeri u largua duke dhënë dorëheqjen.

Në 5 gjyqtarët e mbetur, 3 prej tyre, Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha janë shkarkuar nga Vetting-u.

Nga 9 anëtarët kanë mbetur vetëm kryetari Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari, por edhe këta të dy nuk e kanë kaluar ende procesin e Vetting-ut. Në këtë mënyrë, me vetëm dy anëtarë në detyrë, Gjykata Kushtetuese jo vetëm nuk shqyrton dot asnjë çështje, por as nuk pranon dot ankesa nga qytetarë apo institucione.

Tashmë Gjykata më e rëndësishme në Shqipëri, garanti i Kushtetutës është inekzistent dhe e tillë pritet të jetë për një kohë të gjatë.

Nuk dihet edhe sa muaj të tjerë do të duhen për t’u rindërtuar ky institucion, për shkak të emërimeve të lidhura me ngritjen e institucioneve të Vetting-ut.

Shqetësimi për shpartallimin e Gjykatës Kushtetuese e ngritën javën e kaluar edhe një grup deputetësh gjermane zhvilluan një takim në këtë Gjykatë, posaçërisht për shkak të nxjerrjes së saj jashtë funksionit dhe shndërrimit në një institucion inekzistent./Klan



4 Comments

  1. E kane porosi nga greku qe mos kete as akademi shkencash dhe as gjykate kushtetuese, se keshtu e kane me te lehte per te marr detin dhe ndertuar varreza te pa qena ushtaresh greke. Kjo nuk do shume mend pasi te du institucionet u goditen edhe per pakicat e reja qe u pranuan ne menyre abuzive se gjasme presidenca e bullgarise do i hapte dyert e BE-se per shqiperine. Naiv kryeministri yne apo shejtan-budalla kjo eshte per tu pare!

  2. mao LUU ce dunin kan per ta ber kryetar te gjykates kushtetuese,zavendes mark frrokun,anetar izet hagjin,mojsi habilin,shullazin,balilin,xhelilin ,roshin e dndoken.ballen sekretare.

  3. Ishte e parashikueshme. E gjitha e qellimshme per FALJEN e hapesires ajrore-detare Greqise. Dhe sidomos zonen eskluzive te pasurise nentokesore qe ka kjo hapesire. Te tille pushteteresh kemi. Kush do ta kundershtoj kete te ashtuquajtur marreveshje. Meta? Ai qe marreveshjen e pare e quajti te Mire (Meta) apo Berisha qe e Fali vet dhe tani ben gjoja se i jepet Greqise. Kuptoni lodrat qe kane bere dhe bejne me nje pasuri te jashtezakonshme te popullit shqiptar dhe per brezat qe do te vijne! Falet nga nje person pasuria kombetare!!?? A thua se fal shtepine e vet KOKLLANI I RREZES Rama! KULMI! Eshte me shume se Marrezi ti besohet grekut dhe sidomos insistimin e tanishem te tyre!? Me kompase dhe vizore dhe brenda nje periudhe teper te shkurter (disa muajsh) arrihen nje marreveshje per Faljen e Detit! Shprese? Vetem po pati ndergjegjesim te popullit shqiptar TI MARRE ZVARRE KETA ZVARRANIKE dhe KRIMINELA PUSHTETARESH!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *