• |
ide | kryesore

Ermal Meta publikon foton me Eugentin dhe Elenin para finales (FOTO)

F1, Paparazzi



Në edicionin e këtij viti të “Eurovizion Song Contest”ka tre shqiptarë që do të përfaqësojnë tre shtete të ndryshme.

Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”, Eleni Foureira që konkurron për Qipron me “Fuego” dhe Ermal Meta për shtetin fqinj Itali, me “Non mi avete fatto niente”. Ndërkohë Eugent Bushpepa ka qenë ai që i ka takuar dy këngëtarët e tjerë me origjinë shqiptare, me të cilët ka publikuar foto edhe në rrjetin social “Instagram”.Fillimisht ka postuar një foto me Elenin, foto që u komentua shumë në mediat greke për faktin se që të dy shfaqeshin duke bërë simbolin e shqiponjës, e me pas ka dalë në krah të kantautorit Ermal Meta.

Të njëjtën gjë ka bërë për fansat shqiptarë  edhe Meta në rrjetin social “Facebook”, ku ka psotuar një foto me Eugentin dhe Elenin. Bashkëngjitur me foton ai shkruan: “Shqiptarët”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *