• |
ide | kryesore

Faktet/ Si u rëndua hap pas hapi pozita e vëllezërve Xhafa

Arkiva, Kryesore



Historia e asaj që nga PD është servirur si skandali i ministrit të brendëshëm Fatmir Xhafa për të mbrojtur të vëllain e tij që rrezultoi si i dënuar për trafik droge me 7 vite burg në Itali, ka pasur shumë kthesa të papritura, zhvillime të befta dhe manipulime që shpesh janë mbytur në propagandën politike mes palëve. Pikërisht për këtë, Lapsi.al i ka bërë një skanim të hollësishëm të gjitha deklaratave, dokumentave dhe fakteve për të kuptuar dhe sqaruar se si qëndron e vërteta.

dosje7

1 -Çfarë ka të re në çështjen Xhafa?

Në fakt çështja e dënimit të vëllait të ministrit të brendëshëm nuk është një histori e re. Ajo daton këtu e një dekadë e gjysëm më parë. Shpesh edhe opozita e PD, por edhe sivëllezërit armiq socialistë që më pas krijuan LSI-në e kanë luftuar Fatmir Xhafën me këtë armë.

Deri këtu nuk ka ndonjë të re. Madje vetë Xhafaj është mbrojtur duke thënë po të kishte pasur dokumenta për këtë opozita do t’i kishte nxjerrë.

Këtë lloj mbrojtjeje përsëriti ai në parlament edhe në shtator 2017.

“Scoop-i” u bë të mërkurën, kur opozita i nxori dokumentat e gjykatës së lartë italiane që vërtetonin dënimin e formës së prerë për Agron Xhafën nga gjykata e kasacionit të Italisë në shtator 2012.

2 A e fallcifikoi Fatmir Xhafa Kodin e procedurës penale?

Vetëm pasi u publikuan këto dokumente, ministri i Brendëshën, foli po të mërkurën dhe me një deklaratë të shkurtër, pa pranuar pyetje nga gazetarët tha së pari se ai nuk mbante përgjegjësi për veprimet e të vëllait në moshë të re. Dhe më e rëndësishmja se Agron Xhafa, nuk kishte përfituar nga ndërhyrjet e vëllait të tij politikan, pasi Italia nuk kishte shprehur kërkesa ndaj shtetit shqiptar për ekstradimin e tij.

Deklarata e ministrit i dha ngjarjes një kthesë të fortë sepse ajo e zhvishte ministrin Xhafa nga përgjegjësia ligjore e mbrojtjes së vëllait të tij, Agronit.

Por në këtë pikë opozita nxorri një pretendim të ri. Sipas saj, kur drejtone procesin e reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa kishte fallcifikuar ndryshimet e reja në kodin e ri penal, në mënyrë që të bënte të pamundur ektradimin e të vëllait në shtetin fqinjë. Sipas asaj që pretendohej në ligj ishte shtuar një nen që pengonte ektradimin e atyre që janë dënuar në mungesë, pra pa qenë vetë pjesmarrës në proces. Kështu lindi debate i famshëm për pikën “F” të nenit 491 t kodit të procedurës penale.

3 Si qëndron e vërteta për fallcifimimin e nenit 491 (F) nga Xhafa?

Për hir të së vërtetës nuk ka asnjë provë se Fatmir Xhafa personalisht ka fallcifikuar një nen të kodit të procedurës penale. Teoria e falcifikimit që mbron opozita duket më shumë një mjet propagandistic për ta agravuar skandalin. Pika që nuk lejon ekstradimin e personave të dënuar në mungesë sipas të gjitha gjasave ka ndjekur procedurën ligjore të miratimit nga kuvendi. Por thënë këtë gjithkush ka të drejtën e tij të hamendësojë se kjo është shtuar enkas për të shpëtuar Fatmir Xhafën dhe ndonjë tjetër që i përvidhet dënimeve në vende të huaja.

4 Çfarë e rëndon pozitën e Xhafës?

Megjithëse socialistët tani pas hapjes së këtij diskutimi pretendojnë se e kanë futur nenin e mosekstradimit për të mbrojtur me qindra shqiptarë që janë dënuar jashtë në mungesë, pa pasur të drejtën e një procesi të ndershëm dhe të barabartë, rasti i Agron Xhafës nuk është ky. Vëllai i ministrin nuk është si shumë shqiptarë të tjerë që nuk kanë pasur djeni për gjykimin. Ai i është përvjedhur në mënyrë të vullnetshme procesit. Por ama, nga ana tjetër, ai ka pasur gjithë kohën një avokat përfaqësues në gjykim, çka e bën këtë një proces të rregullt. Pra amendimi në kodin e procedurës penale do kishte qenë me i ndershëm nëse nuk lejohej ekstradimi i atyre që nuk kanë pasur djeni për procesin, dhe jo i atyre që kanë munguar në gjykim me vullnet të plotë. Pikërisht kjo “kleçkë: e harruar i shkon sot në favor vëllait të ministrit.

 

PD: Ekstradimin e Agron Xhafajt e kërkoi edhe Ministri i Drejtësisë italiane

 

5 Ministri Italian i drejtësisë kundër rastit Xhafa

Nisur nga pretendimet e Fatmir Xhafës se nuk ka pasur kërkesa nga pala italiane për ekstredimin e vëllait të tij sot opozita ka nxjerrë një video ku tregohet se ka shqetësim për mos dorëzimin e personave që janë dënuar në gadishullin Apenin. Nga selia blu sot është shfaqur nvideoja e një interviste me gazetarin Karlo Bolino të ministrit Italian të drejtësisë (shiko poshtë). Andrea Orlando pohon se i ka kërkuar homologes së tij Etilda Gjoni ekstradimin e 12 personave të dënuar në Itali që Shqipëria nuk i dorëzon. Po të shikohet intervista aty del qartë edhe se kodi shqiptar është ndryshuar enkas për të bërë të pamundur ekstradimet që në raste të ngjashme Italianët i trajtojnë ndryshe nga ne.

Eshtë vështrë të thuhet se Agron Xhafa është një nga 12 personat për të cilët flet ministri, Orlando, ashtu sikurse pretendon opozita, por një gjë është e sigurtë: vëllai i ministrit të brendëshëm ka përfituar personalisht nga një votim i kryer me vullnetin e socialistëve. 

6 Përfundim

Pra e gjithë kjo histori tregon dy gjëra: E para se ende nuk ka asnjë provë që Fatmir Xhafa e ka falcifikuar Procedurën e Kodit Penal në kuadrin e ndryshimeve që u bënë për reformën në drejtësi.

E dyta dhe më e rëndësishmja se vëllai i tij ia ka hedhur në bazë të vendimeve të marë nga ministri dhe shokët. Ai mund të jetë një kontigjent që Italia e kërkon dhe Shqipëria ka bërë ligje për të mos e dorëzuar.

Ndoshta për këtë sot për herë të parë ambasadori Lu u distancua nga deklaratat e Edi Ramës duke lënë të kuptohet se ShBA po e shqyrton rastin e “të mbrojturit” Xhafa.    

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Gazetari Lenc Vangjeli i cmontoi keto akuza te rreme te shqupit dhe mediave te shqupit dje ne emisionin opinion. Sipas jush , shqiptaret e denuar ne mungese jashte Shqiperise nuk paskan nevoje per garanci ligjore sepse ju keni lufte politike me Xhafajn.

    1. O idiot rilindas Shqupi thjesht ka nxjerrë dokumenta italiane, pastaj ai vangjeli ti nuk e njeh, por është kokra e njriut të pafytyrë, ashtu siç je dhe ti, sepse NESËR, kur të jetë në pushtet PD do të paguajë legena si puna jote për të bërë zhurmuesin.

    2. Nuk e kisha pare asnjehere me shume se dje Lorenc Vangjelin ne histerizem,si nje femer para ciklit te crregullt. Menyra e tij per te shbere realitetin i doli nga situata. Lorenci u mundua boll ta ngatrronte po skishte me ca te thoshte,prandaj kaloj ne histerizem delirant duke mos lene kend te flasin,deri sa tha ” o zot shpetoni PD” sepse nuk kishte me argumenta kundeshtimi po vetem sharje dhe thirrje histerizmi.

    3. Kta komentuesit e Pd qe paguhen me sufllaqe jane bere gjeja me e shemtuar keto kohe. Shikoni komentet dhe oren. Duket qe qendron nke grup nga mbrapa

    4. Per mua kjo eshte thjesht sulm politik dhe nuk na i veteton dot njeri qe ky Xhafa na paska falsifikuar kodin e procesures penale per te shpetuar vllain per aq kohe sa ka kaluar ne kuvend per tu votuar

  2. Qe kur thua se Lenci “cmontoi” dicka, eshte qesharake.

    Lenci eshte injorant analfabet, qe lexonte ca i conin ne telefon, se vete as nuk di te lidhe dy fjale llogjike, e jo me te bej kazus ligjor.

    E verteta eshte ashtu sic e mbyll artikulli. Provat qe Xhafa vete e ndryshoi kodin jane ende te dobta, por dyshimet lindin. Nga ana tjeter, nuk ka asnje dyshim qe vellai i Xhafes eshte i denuar per krim, dhe i ka shpetuar drejtesise italiane duke u mbrojtur ne Itali.

  3. ketu dhe bushati si lorenc vangjeli e ka dhjer fare.nuk ka fakte se xhafa e ka ndryshuar nenin thot.jo bushat faktin e ke mbrenda ti,rama,xhafa por nuk po e shef se po te kenaq fakti.

  4. Me keto qe thuhen mender i hani mutin Xhafes,jo e lagu jo nuk e lagu.Sherri eshte diku tjeter,pse me Bumcin idiot dhe me Mulin koker idioti do sulmoje Sala? Po Basha pse hesht?Xhafa i fut ne breke keta tipa pa shkolle dhe capraz.Halli eshte diku tjeter…..Sala e di prandaj egrsohet dhe terbohet..ku jane forumet e PD te sapozgjedhura? Ne hale jane,sepse halete kane zgjedhur.Demi kapet prej briresh dhe jo prej koqesh.

  5. Analize e sakte e hollesishme dhe e besueshme. Besoj se ky sulm eshte i stisur, me origjine nga e majta dhe ekzekutues e djathta. Mendoj qe per momentin Z Xhafa eshte politikani me i besueshmi per Amerikanet, duke marre parasysh dhe kontributin e tij te pazevendesueshem per hartimin e reformes ne drejtesi. Mendoj qe keto vite kane qene shume konsumuese per Ramen. Mashtri mashtrime asnje gje konkrete. Vendos taksa nga njera ane, asnje investim nga ana tjeter. Nje qeveri e propogandes dhe e shfaqjeve me drita te ndezura. Nuk u arrit te ndertoj nje administrate funksionale. Korrupsion kudo, skema mashtrimi pa fund, largimi dhe i atyre pak kompanive serioze qe ishin ne vend, dhe mbi te gjitha kanabizimi cep me cep i Shqiperise. Po te vini re , u pastrua Lazarati dhe vertet per tu pershendetur. Nuk ishte bere deri ne ate kohe. Ishte njolle e zeze. Nga ana tjeter vershoi hashashi kudo. Dhe sot degjojme qe kapen tonelata droge. U mbyllen lojrat e fatit te palicens, per tu pershendetur. Tani qe te blesh buken, duhet te kalosh te pakten 2 prej tyre. Te perhapura si kerpudha pas shiut. Njesoj su lokalet. E mbani mend kur erdhi lali eri!! Filloi te prishte shtesat, te lironte trotuaret. Por tani lokalet jo vetem kane marre territorin e humbur por kane dale deri ne rruge. Pra kjo qeverisje (rilindja) eshte bosh, eshte vetem fasade. Idea eshte qe te dihet qe tani jemi ne ne pushtet, ne do mbledhim leket. Gjithcka nje ngrehine pa themele, pa koke, pa strategji. Prandaj ka ardh koha te mendohet se kush duhet ta marr Shqiperine per te bere dicka. Ky qe eshte nuk ka cfare te bej me, se e kishte kohen dhe degradoi. Por dhe ta marr Luli me duket horror. Per Monen spo flasim fare. Ndaj kam besim te Xhafa, qe nese do te kete fuqi, me asistencen e Amerikaneve, te vendos pak drejtesi ne kete vend, te raskapitur nga korrupsioni e vjedhja.

  6. Respekt per komentuesin patrioti i cili megjithese duket qe eshte me bindje politike te djathta konservatore , ka vendosur te votoje per alternativen me proeuropiane dhe zhvilluese per Shqiperine PS dhe Edi Ramen.

  7. O.K Bushat dhe ju o komentuesa pa emer rilindas. Deri ketu mire . Po per ligjin antimafia qe duhet tisekuestronte pasurine jo vetem vellait te ministrit por edhe ministrit vete e gjithe sojit e sorollpit te ketyre pleherave komuniste qe iconin lule ne tribune Enverit , c’mund te na thuash ? Pse nuk ka vepruar deri me tani ? Nuk e dinin qe ky Agroni apo Geroni qenka denuar per trafik droge ne Itali ? Le ta pranojme edhe kete genjeshter, po tani qe moren vesh , a do tja sekuestrojne ?

  8. Forma më e djallëzuar për ti bërë avokatinë kësaj qeverisje skandaloze të së ashtuquajturës “rilindje”, është tendenca për të zhvlerësuar opozitën duke sajuar artificialisht krahasime të pa krahasueshme apo abuzimet me të ashtuquajturën “përkrahje amerikane”, bazuar në qëndrimet e ambasadorit amerikan në ikje, z Lu.
    Pa ju futur skandaleve të mëdha të drogës, e përfshirjes së “kuadrove” qeveritare në këto skandale, mendoj se regresi më i madh për demokracinë shqiptare, ishte përzgjedhja si kryeministër e piktorit mediokër Edi Rama me një CV personale tepër të dyshimtë e me mungesa flagrante të çdo etike të edukatës qytetare.
    26 vite pas përmbysjes së sitemit diktatorial enverist, në krye të Kuvendit shqiptar, është vënë një ish ministër i fundit i sigurimit .
    Besoj e kanë dëgjuar gjithë shqiptarët deklaratën skandaloze të Ruçit, se gjithë të këqijat e korrupsionit e kriminalitetit Shqipërisë i paskëshin ardhur nga perëndimi, sapo Shqipëria hyri në sistemin demokratik euroatllantik.
    Këtë këngë të qyqeve enveristë fanatikë, e kanë dëgjuar në këto 26 vite pa ndërprerje shqiptarët, të pasqyruara në mediat pro “socialiste”, me shkrime redaksionale e komente enveristësh.
    Edhe sa i takon skandalit të fundit që lidhet me emrin e Xhafës, abuzohet me “faktin” e stisur, se ky zotëri paska mbështetjen e SHBA, meqë ka qenë në krye të komisionit të reformës në drejtësi e meqë po bën “namin” duke goditur policinë e korruptuar “të Tahirit” e duke luftuar trafikun e kanabisit.
    Ndërkaq fakt është që në drejtim të Italise e Greqisë, vazhdojnë të shkojnë tonelata kanabisi të trafikuar, por më keq akoma, nga Amerika latine i vijnë Shqipërisë me dhjetra kuintalë kokainë për tu shpërndarë prej këtej, në Europë e “peshku i madh” u reduktua tek disa cironka të trafikut ndërkombëtar të drogës.
    Po e lemë mënjanë mbrojtjen zhurmuese e me fjalorin apo batutat tipike rrugaçërore të Ramës, që i bën Xhafës “gazetari” këshilltar politik i kryeministrave socialistë, Lorenc Vangjeli.
    Por pse injorohet fakti se Fatmir Xhafa është denoncuar nga ish të persekutuar të diktaturës, se si hetues ka ushtruar dhunë ndaj tyre e i ka dërguar në burg ?
    Me idiotësinë më të madhe vihen vijat e barazimit midis dënimeve të diktaturës komuniste ndaj jo vetëm personave që shfaqnin një mendim ndryshe, por edhe të gjithë rrethit të tyre familjar, e të “luftës politike të kllasave” që po ushtroheshka ndaj Fatmirit për shkak të Agronit, duke injoruar faktin se ky i fundit nuk është dënuar për “mendim ndryshe” por për veprime kriminale mafioze të trafikut të drogës.
    Ka një ndryshim të madh midis të dënuarve politike që jo vetëm e pësonin vetë, por e pësonte edhe gjithë familja, dhe të dënuarve për trafik droge, Jo më kot në ligjin antimafia, kërkohet sekuestrimi i pasurive edhe të familjarëve të kriminelëve trafikantë, sepse dihet se këta nuk janë aq budallej sa ti regjistrojnë paratë apo pasuritë vetëm në emrin e tyre, por i regjistrojnë e i fshehin tek të afërmit e miqtë.
    Vetëm nga dyshimi që një gjyqtari i paskej dhënë hua motra e tij 100 mijë euro e Vetingu e fshihu nga lista e juristëve. Nuk dijmë të jetë verifikuar motra e atij gjykatësi si një kapomafia e drogës.
    Përse të mos veprojë Vetingu apo vetë Fatmiri të japë dorheqjen, kur i zbulohet fakti që ai si pjesë e qeverisë, jo vetëm që nuk ka lëvizur për ta çuar vëllanë e tij drejtë vuajtjes së dënimit, por edhe e ka ndihmuar ate duke përfituar nga posti shtetëror ?

  9. O ju klyshet e maskarallekut ,sa te mjere qe jeni! o si mendoni se mund te kthehet ne pushtet PD me kete startegji e me kete lidership?!Jeni bere qesharak fare.Ore opozita nuk eshte organ i akuzes por alternative politike e cila krahas kritikes ndaj qeverise parashtron alternativen me te mire per problemet dhe mireqenjen e qytetareve.JU vetem sa po e forconi pushtetin e Edi Rames sepse nuk keni alternative fare,madje akuzat tuaja jane qesharake dhe fare te parandesishme per qytetaret.Kujt i hane palla a do ekstradohet apo jo Agron Xhafa ?
    Mundohi te shtrembroni te vertetat vetem pert te nxi kundershtaret.Po edhe barijte e deleve e dine se ligjet i miraton Kuvendi i Shqiperise dhe ligjin ne fjale e miratoj Kuvendi ne parim dhe nen per nen germe per germe ,me pika e me presje ashtu si eshte tani.Te gjithe deputet prezent unanimisht e aprovuan .Ju kishit agjende tjeter rrinit si ciganet nomad ne qader dhe degjonit pordhte e Lulit.Ligjin qe miraton Kuvendi ne seance eshte ligji ne fuqi e jo proqesverbalet e komisioneve.Asnje deputet prezent ne seance nuk pati asnje vrejtje as ne parim dhe ne asnje nen te ligjit ne fjale.Ju nuk ishit te interesuar per ligje por per uluritje ne qader.Pra nuk ka asnje efekt per qeverine dhe Xhafen kjo uluritja e blurima juaj ,vetem se tregon mungesen e alternatives dhe te kauzave si opozite.Do bindeni ne zgjedhjet e vitit te ardhshem ku do te pesoni debakel te plote me kete lloj politike.Sepse populli do denoje ata qe po pengojne integrimin me uluritje e nxirje te Shqiperise.

    1. Nuk ka se çfarë të nxini Shqipërinë akoma më shumë ju fara e mallkuar e enveristëve.
      E nxitë në gjithë botën për 47 vjet me diktaturn më kriminale enveriste e sigurimin kriminel, e po me Ruçër e Xhafër po e nxini edhe tani pas 26 vjetësh.
      Po na tregokërke ligjet që miratokërka njëzëri “kuvendi” njëpartiak.
      Po pse kujton ti se shqiptaërt nuk e dinin se çfarë lesh Kuvendi e çfarë votimi të ligjeve bëhej në kohën e Enverit ?
      Nuk paska sipas teje opozita alternativë duke përsëritur kështu si papagall propogandat e qeverisë së narkotrafikut të Ramës, Tahirit e Xhafës.
      Jo vetëm në “qadër” (se çfarë do të thotë fjala qadër, vetëm një injorant si ti mund të na e thotë), por në çdo ditë në çdo protestë e demostratë e në çdo debat në kuvend, opozita pandërprerë ka paraqitur jo vetëm kritikat ndaj qeverisë së narkotrafikut, por edhe alternativat se si mund të dalë Shqipëria nga kjo gjendje.
      Alternativa kryesore, është dekomunistizimi, dekriminalizimi i politikës dhe drejtësisë, e largimi i menjëhershëm i kryeministit psikopat Edi Rama që rierdhi në pushtet me paratë e drogës.
      Të tjerat vijnë pas.
      Lexoje o tu thafshin sytë siç të është tharrë mendja, se çfarë thotë raporti i fundit i Departamentit amerikan të shtetit për këtë qeveri.
      Janë po ato akuza që ja drejton opozita që prej 5 vitesh qeverisë Rama

  10. Qe kur u krijua PD nga serbet dhe tradhetaret e shqiptareve,u krijua lufta e re e kllasave, me Sliun te vetmin komunist ne Shqiperi!Kjo eshte “llufte kllasash” per te shpetuar enverin ,me falni salehun nga Vici-doli! “guilty by association” eshte nje shprehje e njohur!Po flasim kete per Salen mafioz hajdut vrases! Lule e PD hajdut vrases! PD eshte cerdhe e krimit!

    1. Sa per krijim nga serbet eshte ajo particka komuniste e 8 nentorit 1941 nga Miladini e Dushani, ato i vune kryetar dhe Enverin qe gjer ne 1948 i lepiu bythen jugosllaveve, pastaj sovjetikeve, pastaj kinezeve e kur nuk ja pranoi me kush bythlepirjen u mbyll ne izolim der sa ngordhi. Ajo P. Komuniste u be P. Punes sot P. Socialiste por ama kurre nuk e harroi mitren qe e polli, Serbine. Dhe Ed Rama si vazhdues i denje i asaj partie shume here eshte puthur e ndukur si dy kurva te keqia me ate Vucicin duke risjelle prap historite e vjetra te Enverit me Miladin e Dushan. Pra mos ti hame hakun partise plake 77 vjecare bije bastarde e serbeve ne fillim si komuniste, pastaj si puniste e tani ne pleqeri si socialiste.

  11. Duket hapur qe je munduar shfrysh pak vrer kunder nje qeverie te zgjedhur me vote te lire. Dhe qe te jemi objektive ne gjykime, dyfekun salinist e ke drejtuar ne menyre tendencioze si nga krye/min., po ashtu edhe nga ish- sigurimsat dhe hetuesit e fundit te diktatures popullore. Me lejo te kujtoj se ne cfaredo lloj diktature , enveriste, saliniste apo makar dhe edviniste qofte, te punesuarit e shtetit ne keto poste jane te predispozuar te bejne detyren. Te atakosh dike tjeter per shkak te kryerjes se detyres, kesaj ne fjalorin e mbushur plot etike qytetare i thone jo paemersi, por pafytyresi.

    Pafytyresi eshte pak te quhet se krahas etiketimit si “rrugac”, ke atakuar gjithashtu mediat dhe komentuesit “pro-socialiste”. Se ne cfare gjirizesh kuterbojne sot ata qe ti m’i quan “socialiste” nje dreq e merr vesh, por nejse kjo eshte tematike tjeter, per te cilen mund t’i drejtohesh fare mire cadristeve ose trojaneve nano-salisjane.

    Qe te rrime shtrember e te flasim drejte, prej komentit tend nuk del qarte, se perse perzgjedhja sipas teje e nje “piktori medioker, me fjalor pa etike” duhet konsideruar si “regres” per te ashtuquajturen “demokraci shqiptare”.

    Ta them kete, se ne kendveshtrimin e nje apolitikani komplet te paanshem, por edhe bazuar ne rezultatet e dy votimeve te fundit, qeveria ramovite, me gjithe dobesite, te metat, dhe skandalet, ajo ja kalon me dhjetra here qenverisjes se dygishtoreve te tu zbatharake, bemat monstruoze te se cileve ti si i paemer as qe i ke permendur fare.

    Me vjen keq ta them, por nese ti per aresye militantizmi te semure ose per shkaqe te tjera nuk pajtohesh dot me bindjet masive qytetare, atehere pervec kunderpergjigjeve te tilla do te te duhet te durosh here pas here dhe shuplaka. Dje njemilionshe, neser dymilionshe, etj. Mos e beso po deshe, por avazi i shuplakave do vazhdoje deri ne pafundesi…

    1. O 21 Janar 2011, zgjohu, je 7 vjet ne gjume! Shko e shih ca ne presidence ke kemi zgjedhur ne qeveria e rilindIdjoteve! Ate sebepciun e asaj date qe ti mban si krenari, Liken! Ate qe kur mbyllen sy ato 4 fakiret ahere e mbajne mend ne ate videon me Priftin per te cilen u be dhe ajo data jote “si ne Tunizi”(sic tha ahere kryeKari yne Rama)! Pra militanti i semure je ti o i shkreti qe ke mbetur ne 21 Janarin 2011. Zgjohu, shiko ca perreth varferine qe ka plakosur, te vetmen gje qe keto vite kane pare shqiptaret nga kjo qeverisja jone.

  12. Hahahaha, vetem rifutja brenda qadres 3 muaj para se te zhvillohen zgjedhjet eshte programi i vetem I shqupit.hahahahahaha.

  13. Le se ministrit Xhni e ulurini sa te doni ju klyshet e SHQUP-it,pse jo ,vajtoni edhe per keqsimin e pozites se ministrit Xhafa,e pozites se Rames,kohe keni ,per intriga e sharje nuk ua kalon askush.Po pse nuk shikoni pozicionin tuaj te mjere.Asnjehere qe nga themelimi PD nuk ka qene me e shpartalluar dhe me e pa shprese,KEni ngele nje grusht intrigantesh ,injorantesh e kurvaresh me nje lidership dykrenesh si vaje halli.Po si more ka mundesi te beni zhurme per kauza fallso qe nuk kane fije rendesie.logjikoni pak o te mjere!Deri dje ishit kap per qeshtjen Tahiri si lavirja per palle.Tani doli Xhafa pse nuk e paske ofruar vellaun italianeve pa e kerkua.Po keto nuk jane kauza ore te mjere sidomos kur dalin nga goja juaj qenef.Per ju prokurorja e Shqiperise ishe lavire bulevardi .Ju e mbanit Arben Sefgjinin ne krye te tatimeve kur ishte ne arrest shtepije.Njemije te zeza i keni shqiptaret vetem qeshin me ju si me harushen.Kryekomunistin e keni kryetar historik,ani ju do beni dekomunistifikimin?!!! A nuk e shikoni sa deputet ju kane mbete?E ne cilin nivel jane deputet tuaj.Kure me pak e ne nivel me te ulet nuk keni qene.Po ju them nje fjale e keni per ta mbajte mend:”Me Bashen kryetar edhe dyzet vjete nuk do vini ne pushtet”..Vazhdoni tash avazin ,por mbanje mend kete fjale.

    1. “Le se ministrit Xhni”… Ahahahahaha po analfabete mbetet ju o komuniste plehra me koken mbushur me bagla. Shko or e mesoni gjuhen shqipe si shkruhet nje here dhe ejani komentoni se keshtu po gajasni njerezit me injorancen tuaj letrare.

  14. Mos u zini kot me njeri tjetrin or komentues militante sepse nderkohe qe ju ziheni shefat e partive tuaja tallin karin me ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *