• |
ide | kryesore

Gjermania kundër SHBA, do të ndihmojë kompanitë që bëjnë biznes në Iran

Planet



Gjermania është e gatshme të ndihmojë kompanive të saj në të bërit biznes në Iran, ka thënë ministri gjerman i Ekomonisë, Peter Altmaier.

Të martën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi tërheqjen nga pakti bërthamor dhe për rivendosje të sanksioneve ndaj Iranit.

Gjermania së bashku me Francën dhe Britaninë kanë thënë se mbeten të përkushtuara në këtë marrëveshje, derisa ministri Altmaier ka thënë se Qeveria e tij nuk ka arsye për të ndryshuar skemën e eksportit me Iranin.

“Ne jemi të gatshëm të flasim me të gjitha kompanitë e shqetësuara dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për të ulur pasojat negative”, ka thënë ministri për radion Deutschlandfunk.

“Kjo do të thotë se diskutimet do të jenë pikërisht për kufizim të dëmit” duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave ligjore, ka thënë ai.

Rreth 120 kompani gjermane operojnë në Iran, duke përfshirë Siemens dhe 10,000 kompani të tjera gjermane bëjnë tregti me këtë vend.

Altmaier ka thënë se Gjermania dëshiron të anashkalojë “ndonjë spirale të përshkallëzimit” sa i përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.



1 Comment

  1. analiz ne dy mendime 1 ,zhvillimi permes interesit shfaq shenjat e padrejtesise zbehjen urrejtjen perplasjen ndarjen shkatrrimin mes palesh prendimi mes vete, por dhe politikat e padukeshme ne unitetin e interesave ,ofron dhe testim bashkpunim per ta luftuar me mire kundershtarin ,prendimi kunder lidjes se meseme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *