• |
ide | kryesore

Laboratori i kultivimit të drogës në Fier, flasin punëtorët: Po ndërtonim pulari

Lajme, Të fundit



Ditën e djeshme, policia e Fierit njoftoi zbulimin e një laboratori në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu, në njoftim thuhej se në afërsi të fshatit Seman ishte sekuestruar edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

“Po ndërtonim një pulari, jo laborator droge”. Këto mësohet të kenë qenë fjalët e të afërmve dhe punëtorëve të cilët thuajse kishin përfunduar së ndërtuari një laborator brenda magazinës në pronësi të 50-vjeçarit Vladimir Çilotaj, në lagjen Mbrostar të qytetit të Fierit.

Hetimet kanë zbuluar se në magazinën 480 metra katrorë ku Vladimir Çilotaj kishte vendosur bazën ushqimore për bagëtinë që mbarështonte, mund të ishte duke u ndërtuar një laborator për kultivimin e lëndëve narkotike dhe përpunimit të tyre. Kjo, pasi pas gjetjes së gomones ditën e hënë në bregdetin e Semanit nga policia kufitare, është konkluduar paraprakisht se pronari i saj mund të kishte lidhje me 50-vjeçarin nga qyteti i Patosit, Vladimir Çilotajn.

Nga ana tjetër policia ka nisur punën për zbulimin e vendodhjes së Vladimir Çilotajt dhe kapjen e tij, por deri tani kjo gjë ka qenë e pamundur pasi 50-vjeçari ka mundur t’u shpëtojë prangave deri tani.

Vladimir Çilotaj ka qenë një emër i njohur për policinë e Fierit, pasi në janar të vitit 2011, ai u arrestua së bashku me ish-shefin e Komisariatit të Policisë në Patos të Fierit, Gerjan Kondi pasi u akuzuan se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të vazhdueshme realizonin vjedhje të karburanteve të llojit naftë bruto, në pronësi të Albpetrol-sha Fier. Në territorin ku gjendet magazina ku po montohej laboratori i drogës, gjenden ende çisternat e hidrokarbureve.



1 Comment

  1. Ore mire cisternat po a u gjet ndonje prove laboratori apo ja futet kot o polica trushkulur apo me qe na qenkerka person qe njihet per grabitje nafte na qenkerka e thene se po ndertoi nje bina te madhe -hipotizoni-se do na e beje laborator .Kurse -gomone ka sa te menderosesh tere vijes bregdetare se -Sala -nuk ishte budalla qe vuri monatorium per skafe dhe gomone ku drogaxhinjte qe ardhen ne pusht-et e shfuqizuan vetem e vetem te fillonte tranziti i -hashashit-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *