• |
ide | kryesore

Llogaridhënia e qeverisë, Rama dërgon dy deputetë edhe në Lazarat

Lajme, Të fundit

Lazarati vërtet është bastion i Partisë Demokratike, por mes banorëve ka edhe nga ata që mbështesin PS-në. Së fundi dy deputetë të PS-së në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe Flamur Golemi, zhvilluan një takim në këtë fshat, në kuadër të turit të llogaridhënies së qeverisë. Banorët e pranishëm në takim ngritën shqetësime të ndryshme sa i përket mungesës së disa shërbimeve, çështjes së tokave, kullotave dhe pyjeve, ndërsa vlerësuan përfshirjen e Lazaratit në projektin e 100 fshatrave. Disa muaj më parë kryebashkiakja Zamira Rami shkarkoi administratorin Mexhit Jupi, i emëruar si përfaqësues i PS-së dhe në vend të tij emëroi kreun e PD-së së fshatit, Benard Pollo. Lazarati që pas shkatërrimit të parcelave me kanabis në vitin 2014 është zbrazur nga të rinjtë, ndërsa papunësia është rritur ndjeshëm. Banorët janën ankuar vazhdimisht për mungesë vëmendje nga ana e qeverisë.

©LAPSI.al 

3 Comments

  1. NJesitet guerilje hynin kudo qemoti dhe tani te njejten gje po bejne dhe keta pjella e tyre po keta qener jane –specialista dhe jo socilista -kur thoshte i ndjeri Pjeter Arbnori-kane shkarkuar adminstratorin e tyre per kete njesi administrative dhe kane emeruar nje nga PD-ja per ti afruar dhe joshur keta njerez te ketij fshati Po keta vetem ne qofshin tuafe nga mende dhe te harrojne -shtet-rrethimin -qe i bene ketij fshati keta monstra ne emer te hashashit ,ku me mbas hashashizuan ter vendin .

  2. Tani lazaratasit ndjehen te lehtesuar me hashashin e tyre duke pare qe ministrat dhe te afermit e tyre jane molepsur keq me kokainen dhe heroinen.Lazaratasit jane njerz te thjeshte ,ata mbillnin hashash per te jetuar por te kesh ministra qe mbrojne trafikantet e denuar neper bote kjo eshte e tmerrshme.

  3. Eshte totalisht qesharake. Gjetje alla rame. Tur llogaridhenie!!! Dhe vine ministrat kryetaret e bashkive dhe deputetet dhe i kerkojne llogari ndonje drejtori ne sy te njerezve. Sikur keta vijne nga ndonje planet tjeter!! Peshku eshte qelbur nga koka. Ka marre fund gjithcka. Eshte kalbezuar dhe qendron ne kembe per inerci. Shteti Rames , shtet kartoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu