• |
ide | kryesore

PD: Ekstradimin e Agron Xhafajt e kërkoi edhe Ministri i Drejtësisë italiane

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike shfaqi në konferencën për shtyp një prononcim të Ministrit italian të Drejtësisë, Andrea Orlando, që gjatë vizitës në Tiranë tha se janë 12 raste të tipit “Xhafaj”, për të cilët duhet kryer ekstradimi.

Në një intervistë me pronarin e Report Tv, Karlo Bolino, Ministri Italian i Drejtësisë kërkoi zgjidhjen e këtij problem, kur kriminelë të dënuar në Itali me vendim të formës së prerë, jetojnë si qytetarë të lirë në Shqipëri.

Deputetët e PD-së thanë se edhe avokatia që i bëhet Fatmir Xhafajt nuk qëndron. Argumenti i deputetes Vasilika Hysi në mbrojtje të nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, që bllokon ekstradimin e Agron Xhafajt në Itali, ishte se ky nen ishte përshtatur me Konventën Europiane të Ekstradimeve.

Por deputetët e PD-së, Enkeljed Alibeaj dhe Gazmend Bardhi thanë se pika “f” e ligjit është në kundërshtim me Konventën. Për më tepër, Agron Xhafaj thotë PD, hyn në rastet kur Konventa lejon ekstradimin pa kërkuar garanci për rigjykim. Kjo për faktin se atij i janë respektuar të drejtat e mbrojtjes të cilat Agron Xhafaj i ka ndjekur deri në fund përmes avokatëve të tij.

Dokumentet zyrtare të drejtësië Italiane vërtetojnë se:

1. Agron Xhafaj është është vënë në dijeni personalisht për ndjekjen penale.
2. Agron Xhafaj ka pajtuar avokat mbrojtës
3. Ai dhe avokatët e tij kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit të Leces dhe më pas në Gjykatën e Lartë Italiane.
4. Këto ankime dhe provat dhe argumentet e paraqitura nga avokatët mbrojtës janë rrëzuar përfundimisht nga të dyja këto Gjykata.
5. Vendimi është përfundimtar dhe i formës së prerë dhe e drejta e mbrojtjes të dënuarit Xhafaj është garantuar plotësisht.



7 Comments

  1. Kta jane bere si show televiziv me seri. Une them qe pergjegjesi duhet te mbash ti qe nuk ishe ne parlament o zoti Alibeaj te beje detyren tende se per ate paguhesh jo per te bere gam gam ne tv

    1. Obobo kte pune kane kta tani. Ndaj nuk i voton populli kta. Je paguar me taksat tona o alibeaj dhe i deturohesh popullit parat e mara

  2. por ram muti e dhjerja e negjmijes xhafa me greken vasilika pisi ndryshuan nene e kode.qe i bie ter kriminelet siq ishin frroket,ndiket,roshet e doshet mund te behen si qelbesira e i semuri psiqik rama kryeminister.ku ke par qe komunist stalini si ruqi,spartak braho,xhafa e bij te tyre si rama i kristaq vrasesit,sulo bushat ditziu i internimit,e ilr hamit monstres te te bejn shtet.

  3. Nuk jam me PD, por ne kete rast , dhe ne cdo rast qe mbrohet krimi permes rrugeve ligjore te shtetit duhet te reagojme te gjithe. Ky eshte rast tipik dhe shume i vecante sepse po mbrohet nga drejtesia vellai i atij qe eshte ne krye te detyres per te kapur kriminelet qe bredhin neper rruge. Ketyre deputeteve nuk i ka mbetur rruge tjeter pervecse te flasin neper media e ta bejne publike. Rruget ligjore jane mbyllur nga rama dhe xhafa perfundimisht( shiko ligjin). Ju komentues entuziaste per te share e qe thoni pse flasin vetem ne TV, si e mendoni zgjidhjen???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *