• |
ide | kryesore

Skandali në Universitetin Elbasanit/ Gjykata lë në burg 2 nga 3 pedagogët e akuzuar

Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit la në burg 2 nga tre pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të arrestuar për korrupsion.

Trupa gjykuese dha arrest me burg për Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane, 55-vjeçarin Albert Riska, arrest me burg 60 ditë për Elvira Lumin, shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane, dhe  arrest shtëpie për Erjola Caljan, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

Në arrest me burg u lanë dhe Petrit Kodra, 53 vjeç i dyshuar si sekser dhe studenti Marius Calja.

Ndërkohë në arrest shtëpie u lanë Admirim Kala 31 vjeç dhe Adem Ngjela 51 vjeç, edhe këta të dyshuar e kryenin rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve për marrjen kundrejt pagesës së notave kaluese në provime.

Tre pedagogët, katër sekserë dhe një student u arrestuan dy ditë më parë pasi akuzohen se kanë marrë para në këmbim në notës kaluese në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Shuma që paguanin studentët ishte deri në 30 mijë lekë të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *