• |
ide | kryesore

Spartak Braho rikthehet në parlament: Për sa kohë është Berisha, pse mos jem dhe unë

Lajme, Të fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep sot mandatin e deputetit Spartak Brahos, që zë vendin e Saimir Tahirit në radhët e deputetëve socialistë të Tiranës. Në një prononcim për Top Channel, Braho tha se do ta pranojë mandatin, sepse nuk ka arsye të refuzojë, përderisa në parlament vazhdon të jetë Sali Berisha.

“Po do ta pranoj mandatin. Kam qe nga 96 qe kam qenë prezent ne listat e PS dhe dy legjislaturat e fundit deputet i saj. Kam patur dilema per ta pranuar por sa kohe aty qendron Berisha s’ka arsye te mos shkoj dhe une”, tha Braho per Top Channel.

Brahi aktualisht është këshilltari i Kryeministrit për marrëdhëniet me Parlamentin dhe renditet i 19-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.



4 Comments

  1. Te lumte Braho qe e krahason vehten me Berishen,sikur je mall me i mire,..si the atehere kur Meta nga hajdut doli johajdut,”sovrani -foli” tha KY Braho -si avokat i Metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *