• |
ide | kryesore

Turqi, 150 ushtarë të tjerë në pranga

Planet



Policia turke arrestoi sot në Stamboll 150 ushtarë, të dyshuar se janë të lidhur organizatën e konsideruar nga diktatori Erdogan si terroriste, FETO, që akuzohet për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit, në korrik 2016.

Më 15 korrik të vitit 2016, FETO tentoi një grusht shteti ushtarak, që dështoi dhe që synonte përmbysjen e rendit kushtetues dhe autoriteteve të zgjedhura në mënyrë demokratike në Turqi.

Gjatë përpjekjes së grushtit ushtarak në Turqi, 250 persona humbëj jetën dhe 2 200 të tjerë u plagosën.

Autoritetet turke kanë nisur një betejë gjithëpërfshirëse kundër organizatës që Erdogan e konsideron terroriste, e udhëhequr nga kleriku Fetullah Gulen, i cili është në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *