• |
ide | kryesore

Vëllai i dënuar në Itali/ Fatmir Xhafaj i cënuar nga Ligji Antimafia?

Lajme, Të fundit



Pas daljes së vendimit për dënimin e vëllait të Fatmir Xhafës me 7 vite e 2 muaj burg nga gjykata italiane për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar droge mes Europës dhe SHBA-së, pasuria e Agron Xhafajt dhe njerëzve të afërt të tij mund të verifikohet nga prokuroria. Në rrethin e njerëzve të afërt, siç parashikon Ligji Antimafia, bën pjesë edhe vëllai i tij, Fatmir Xhafaj, aktualisht Ministër i Brendshëm.

Më konkretisht në nenin 3 të ligjit, përcaktohet fusha e zbatimit të ligjit që duket se prek edhe ministrin Xhafaj, në paragrafin e dytë ku thuhet:

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të:

a) personave të afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka) të subjekteve të pikës 1 të këtij neni;

 

Në nenin 8 të ligjit përcaktohet sesi nisin hetimet ndaj personave të dyshuar duke ia lënë në dorë prokurorisë vendimin për të verifikuar pasuritë e tyre apo jo.

Neni 8 i ligjit Antimafia

Verifikimet paraprake

1. Prokuroria dhe policia gjyqësore marrin dijeni për pasuritë që duhen verifikuar, sipas këtij
ligji, me iniciativën e vet ose me njoftim të bërë nga të tretët.

2. Me marrjen dijeni për pasuritë, që duhen verifikuar, sipas këtij ligji, policia gjyqësore, pa
vonesë, i referon prokurorit, me shkrim, elementet thelbësore të faktit dhe elementet e tjera që
janë mbledhur.

3. Prokurori kryen veprime vetë dhe nëpërmjet Policisë Gjyqësore për hetimin e mjeteve
financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si
dhe të burimeve të të ardhurave të personave, subjekte të zbatimit të këtij ligji

Eshtë e qartë se hetimi i pasurisë së Fatmir Xhafajt, si subjekt i këtij ligji ka pak gjasa të ndodhë, duke ditur marrëdhënien e shkëlqyer mes tij dhe Arta Markut. Gjithsesi publikimi i vendimit për dënimin e Agron Xhafajt nga gjykatat italiane ka ngritur pikëpyetje të mëdh morale se çfarë lloj Ministri i Brendshëm mund të jetë Fatmir Xhafaj, kur vëllai i tij i dënuar në Itali për akuza të rënda, nuk kapet dhe ekstradohet.



2 Comments

  1. ……po Vettingu ne polici e kap Xhafen?? se nje nder pikat per pastertine e figures eshte edhe qe te mos shoqerohesh apo te kesh kontakte me elemente te inkriminuar??……..apo eshte vetem per gjykatesit kjo pike….qe ju pika ju rafte me gjithe reformen ne drejtesi

    1. te duket gje police xhafa ty???!!!!kur te bejne vetting per politikanet mund ta ushtrosh kerkesen tende..mos beni lapsuse ju lutem.sa per reformen ne drejtesi duhet bere tabula rasa gjithandej..ju pelqen a sju pelqen juve..sic ishte smbahej me.si do behet do e shohim..po status quo nuk qenrohet dot se po dekompozohesh si popull pavarsisht bindjeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *