• |
ide | kryesore

VIDEO/ Lezhë, mina me telekomandë në çantë, policia kap në flagrancë të riun nga Tirana

Lajme, Të fundit



Një 36-vjecar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me dy mina me telekomandë. Burime nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Fatjon Llanajn. I riu u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip Piaggo pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, arrestuan në flagrancë i shtetasit:

– Fatjon Llanaj, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Vepra penale në ngarkim të tij “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *