• |
ide | kryesore

Video/ Pas arrestit, shefja e departamentit të gazetarisë në Elbasan shfaqet e revoltuar në gjykatë

Lajme, Të fundit



Operacioni policor ‘Dekani” vuri në pranga 7 persona si pjesë të një rrjeti korrupsioni në universitetin e Elbasanit. Ndërkohë të akuzuarit kanë dalë para gjykatës ditën e sotme për të marrë masën e sigurisë.

Shefja e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi e akuzuar për “shpërdorim detyre”, pjesë e skemës së korrupsionit të ngritur në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” është shfaqur e tensionuar në sallën e gjykatës.

Në pritje të vendimit të gjykatës, teksa ndodhej në kafazin e të pandehurve, Lumi shfaqet tejet e irrituar dhe thotë se nuk ka nevojë për avokat. Ndërsa avokati i afrohet tek kafazi, ajo bën shenja që ai të largohet dhe shprehet se nuk ka nevojë për të. Mësohet se ajo do të mbrohet nga avokatja Sonila Leci.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=o1bKDMhK56Y



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *