• |
ide | kryesore

Basha: Loja Rama –Tahiri vazhdon

Lajme, Të fundit



Ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha pas vendimit të Gjykatës për Krime të Rënda për të lënë në “arrest shtëpie” ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në një postim në Facebook, Basha shprehet se kjo është e gjitha një lojë mes Ramës dhe Tahirit.

“Arresti i shtëpisë i Saimir Tahirit nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës. Ky është dorëzimi i kontrolluar që paralajmëruam vetëm 3 ditë më parë, pjesë e paktit mafioz Rama-Tahiri.

Saimir Tahiri duhet të ishte sot në qeli dhe jo në arrest shtëpie. Qeveri partnere kanë sjellë javët e fundit të tjera prova që rikonfirmojnë se Saimir Tahiri ishte pjesë aktive e organizatës kriminale të Habilajve për trafikun e drogës.

Arresti i shtëpisë për Saimir Tahirin është mashtrimi i radhës i Edi Ramës ndaj shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kjo është po kështu prova se lëvizjet e paligjshme në prokurori kanë për qëllim mbylljen e dosjes Tahiri. Tahiri nuk burgoset dhe as nuk dënohet sepse e mbron dhe e ruan Rama. Sepse Tahiri dhe Rama janë një” – shkruan Basha. ©LAPSi.al



4 Comments

  1. Nuk kam asnje simpati per ju Z Basha, por kesaj rradhe mendoj njesoj. Po ndodhin cudira ne kete vend, dhe e di ose?!! Se ska opozite, ska lider te besueshem dhe frymezues. Shiteni e bliheni per interesa te uleta. Ju menaxhojne cet kastrati, zamir mane, bashkim ulaj. Askush prej jush nuk e vret mendjen per njerezit. Ndaj jemi ne kete derexhe.

    1. patriot a nuk ju mjaftoi enveri,ramizi,kristaq rama 55 vite qe ju trahtuan si kafsh por zgjodhet prap ruqin,spartak brahon,xhafen, etj,njer me kriminel se tjetri.qfar te bej luli kunder ter kesaj mafie me vllahutin e luu ne krye.e degjon luu hesht se esht i kapur .por tash me xhafen ju ra e ter gytyra.nuk ka bot qe i mbron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *