• |
ide | kryesore

Flet avokati turk i Izet Haxhisë: Ka letër garancie për rigjykim nga Ministria e Drejtësisë në vitin 2007

Lajme, Të fundit



Avokati turk i Izet Haxhisë thotë se Turqia e ekstradoi ish-truprojën e Sali Berishës duke përdorur një letër garancie për rigjykim të vitit 2007, kohë kur në pushtet ishte PD. Deklaratat ai i ka bërë gjatë një interviste për Shqiptarja.com

Turqia e miratoi ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë, a ka vendosur qeveria turke ndonjë kusht?
Me kusht që Izet Haxhia të rigjykohet. Pse? Sepse dënimi me 25 vjet është dhënë në mungesë të Izet Haxhisë. Për këtë arsye, qeveria turke ka kërkuar një garanci dhe qeveria shqiptare e ka dhënë këtë garanci. Izet Haxhia duhet absolutisht të rigjykohet.

Pra, Izet Haxhia duhet të rigjykohet por a ka dhënë garanci shteti shqiptar përpara se ai të kthehej në Shqipëri? Nëse po për çfarë garancish bëhet fjalë?
Po, shteti shqiptar, e kam dokumentin. Ai ka datën 6.4.2007. Nuk kemi marrë ndonjë dokument të ri nga qeveria aktuale. Por kjo është një letër garancie shumë e vjetër. Izet Haxhia këtu është burgosur dy herë. Në 2006. Pra, në 2006, ata kanë bërë një kërkesë, por atëherë Izet Haxhia nuk u ekstradua.

Kush i ka dhënë garancitë? Cili institucion? Ministria e Drejtësisë?
Po, Ministria e Drejtësisë në vitin 2007.

Si një avokat me një eksperiencë të gjatë, sa bindëse është kjo garanci në këndvështrimin juridik?
Jo, aspak.

Pra, kjo garanci nuk është e mjaftueshme për t’i hapur dritën jeshile ri-gjykimit të tij?
Aspak. Nuk është e mjaftueshme.

Përse nuk është e mjaftueshme?
Kërkesa për ekstradim që vjen nga Shqipëria mbështetet mbi një vendim. Por duke qenë se ka një shkelje të nenit 6, ndërkohë që Shqipëria është palë nënshkruese e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës. Si të tillë, ata duhet të rifillojnë, pasi ka një shkelje të nenit 6. Ai është gjykuar, por vendimi nuk përputhet me të drejtat e njeriut. Sipas vendimit të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, ka shkelje të nenit 6. Pra, nuk mund të thuhet se ka vërtet një vendim dhe një dënim me burg të drejtë. A më kuptoni? Kjo është në kundërshtim me të drejtat.



1 Comment

  1. Nëse Izet Haxhia pasi është kërkuar nga policia si vrasës i Azem Hajdarit,, është arratisur për ti shpëtuar dënimit e gjykata e ka dënuar me 25 vjet burgim, nuk më duket e llogjikëshme se me denimin e tij në “mungesë” , qenkan shkelur të drejtat e njeriut.
    Me këtë marifet “në mbrojtje të të drejtave të vrasësve”, mund të bëhet rrugë që gjithë vrasësit të aratisen se i mbron ky ligj i të drejtave të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *