• |
ide | kryesore

FOTOT/ Djegia emakinave në Vlorë, dyshohet se automjetet mund të jenë përdorur për ngjarje kriminale

Lajme, Të fundit



Këto janë dy automjetet qe u gjeten te shkrumbuara mëngjesin e sotëm ne Vlore. Policia ka bere me dije se makinat u gjeten te djegura ne fshatin Bunavi.

Ato janë një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Policia ka dyshime se automjetet mund të jenë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale dhe më tej të jenë djegur nga autorët për të fshehur gjurmët.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *