• |
ide | kryesore

Identifikohen tre vëllezërit që plagosën pronarin e servisit në Vaun e Dejës

Lajme, Të fundit



Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e ngjarjes së djeshme ku mbeti i plagosur Ermir Simoni, 43 vjeç, banues në Laç-Vau i Dejës. Sipas policisë ata janë tre vëllezër banues në Shkodër dhe sherri ndodhi në një servis makinash.

“A. B. 26 vjeç, T. B. 24 vjeç, K. B. 19 vjeç, (vëllezër) banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, pasi për motive të dobëta, në një servis automjetesh në Laç, Vau i Dejës, kanë plagosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin, E. S., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.” informon policia e Shkodres.

Ai ka qënë duke punuar në servisin e makinave që ka në pronësi me të vëllanë, pranë hidrocentralit të Vau Dejësit, kur persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja, model 54, kalibër 7.62 mm dhe 4 predha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *