• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Arrest shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot në mënyrë të befasishme masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në shtëpinë e tij kanë shkuar një grup prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore të cilët i kanë komunikuar masën e sigurisë.

Ndryshimi i masës ndaj Tahirit vjen menjëherë një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vulosi dorëzimin e mandatit të deputetit nga Tahiri për t’ia kaluar atë Spartak Brahos.

Lapsi.al mësoi se Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi masën “burg pa afat” për Tahirin, por Gjykata e Krimeve të Rënda e la në “arrest shtëpie”.

Tashmë Tahirit do t’i bllokohet sërish pasaporta. Atij nuk i lejohet më të largohet nga banesa, nuk i lejohet të kontaktojë njerëz të tjerë përveç familjarëve të tij dhe avokatëve.  

Njoftimi i prokurorisë

Gjykata vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”,  ndaj shtetasit nën hetim Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, si person i dyshuar për kryerje të veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal. Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3.



6 Comments

  1. Gjthçka sa për show, nëse e hanë nderkombëtarfët. Ndryshe , s’ka asnjë vlerë kjo lloj loje e turpshme për të na hellur hi syve.

  2. Arrest shtepie ose jo, qeveria e rilindjes me strategun e saj Rama, ka humbur cdo fije morali te qendroje. Ne cdo vend normal do te dorehiqej.Ka nje ish minister te arrestuar per trafik nderkombetar te organizuar dhe nje minister aktual me vella trafikant . Trafikantet e ketij vendi nuk jane ndjere kurre me mire se kaq. Kaq eshte mjaft qe te largohet kjo qeveri. Te kete nje pakt stabiliteti e antikrim per nje parlament pa krimininele dhe per zgjedhje te lira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *